Ceremonia e Diplomimit
E-mail
FSHN ka një staf akademik të brendshëm prej mbi
125 punonjësish, prej të cilëve mbi rreth 70 profesorë ose profesorë
shoqërues. Ai drejtohet nga Dekani, i zgjedhur nga Këshilli i Fakultetit, i
cili zgjidhet nga bashkësia e punonjësve akademikë dhe e studentëve.
Në FSHN studiojnë çdo vit mbi 2600 studentë,
rreth 2250 prej të cilëve në kohë normale. Gjithsej ofrohen mbi 9 diploma
3-vjeçare bachelor (180 kredite) në kohën e rregullt dhe një diplomë 4-vjeçare bachelor (180
kredite) kohë e pjesme (Biologji). Zhvillohen 11 diploma 2-vjeçare master
shkencor (120 kredite) dhe 5 diploma 2-vjeçare master profesional (120
kredite). Të gjithë deparatmentet zhvillojnë, gjithashtu një ose më shumë
kurse doktoratash (PhD, 2-3 vjeçare me 60 kredite përgatitje teorike). Në
mjediset e Fakultetit kryejnë laboratorët të gjithë studentët e degëve
Mjekësi, Farmaci dhe Stomatologji, të Fakultetit të Mjekësisë, UT, në lëndët
e Biologjisë së Përgjithshme, Kimisë, Fizikës dhe Botanikës.
Fakulteti i Shkencave Natyrore (FSHN) është qendra
kryesore në Shqipëri për përgatitjen e specialistëve të lartë në informatikë, matematikë,
fizikë, kimi, kimi industriale, biologji, bioteknologji. FShN është gjithashtu, institucion i rëndësishëm për përgatitjen e mësuesve për
shkollat e mesme në lëndët mësimore të matematikës, fizikës, kimisë,
biologjisë dhe informatikës në gjithë sistemin e shkollave të mesme në
Shqipëri.
FShN përbëhet nga departamentet e Biologjisë
(5 Grupe Mësimore-Shkencore)Bioteknologjisë (2), Fizikës (4), Informatikës (2),
Matematikës (6), Kimisë (4)
dhe Kimisë Industriale (3).
Në këtë Fakultet kryejnë aktivitetin e tyre edhe dy qendra
mësimore-kërkimore: Qëndra Kërkimore e Florës
dhe Faunës, ku bëjnë pjesë Kopshti
Botanik i Tiranës,
Herbari Kombëtar dhe Muzeu
i Shkencave Natyrore, si dhe Qendra
e Fizikës Bërthamore.
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Fakulteti i Shkencave
Natyrore
«Bulevardi Zogu i Parë,
Tiranë»
- - - - - - - - - - - - - - - - - -
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Programe mësimore MNP
Datat e provimeve vjeshtë
Legjislacioni
Qendrat Shkencore
Qendrat Shkencore
Botime
Sistemi i krediteve