Aplikimet per Doktorature

Kane filluar aplikimet per Doktorature.

Aplikimet bëhen online nga data 26.02.2013 deri në datën 15.03.2013

Dokumentat qe duhen dorezuar jane:

1. Kërkesa e kandidatit drejtuar Këshillit të Profesorëve dhe Dekanatit në të cilën theksohet propozimi për temën, udhëheqësin shkencor dhe titulli i këtij të fundit.

2. Kopje e noterizuar e diplomes Bachelor dhe Master i Shkencave ose një diplome të integruar të nivelit të dytë ose një apo titulli akademik të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga MASH.

3. Lista e notave të diplomës të pikës 2.

4. Fotokopje e letër njoftimit ose pasaportës.

5. Dy rekomandime (nga një profesor, profesor i asociuar ose docent).

6. Deklaratë e gatishmërisë së udhëheqesit shkencor për të udhëhequr kandidatin ku të saktësohet tema e propozuar, titulli i udhëheqësit dhe ku punon ai.

7. Lista e artikujve të botuar (nëse ka), të bashkwngjitur.

8. Vërtetim nga qendra e punës, nëse kandidati është i punësuar.

9. Mandat-pagesa prej 2000 lekësh. 

   Materialet e mësipërme dërgohen të skanuara ne pdf.


Per te kryer aplikimin klikoni butonin >>