Departamenti i Biologjisė - Pak histori (Udhėzuesi i
Studentit, struktura)
Departamenti i Biologjisė (DB) ėshtė pjesė e Fakultetit tė
Shkencave Natyrore (FSHN)[1],
Universiteti i Tiranės (UT). Ai ėshtė mė i madhi i kėsaj kategorie nė gjithė
sistemin e arsimit tė lartė shqiptar, me ndikim tė rėndėsishėm nė mėsimdhėnie
dhe punė kėrkimore. Departamenti ėshtė i pėrbėrė nga tre Seksione: Botanikė,
Zoologji-Ekologji, Gjenetikė-Mikrobiologji.
Qėllimi kryesor i DB ėshtė mėsimdhėnia nė shkencat biologjike, jo vetėm brenda FShN-sė, por
edhe nė fakultete tė tjera. Ai pėrbėhet nga 23 punonjės mėsimorė, 16 prej tė
cilėve me titull shkencor. Sė bashku me Kopshtin
Botanik (KB) dhe Muzeumin e Shkencave Natyrore (MShN),
numri i punonjėsve rritet nė 34, me 11 profesorė, 5 asistent-profesorė dhe 5 doktorė.
Historikisht nė drejtimet biologjike janė zhvilluar deri nė 80 lėndė mėsimore,
mbi 60 prej tė cilave zhvillohen ende. Rreth 40 prej tyre zhvillohen nga DB nė
bashkėpunim me KB dhe MShN.
Drejtimet kėrkimore nė DB
kanė qenė studimi
i florės dhe faunės shqiptare. Nė kėtė mėnyrė, janė mbrojtur
doktorata pėr florėn dhe bimėsinė e rretheve tė veēanta, tė formacioneve tė
ndryshme bimore, p.sh. kullotat dhe livadhet, ahishtat, dushkajat, halorėt,
barėrat e kėqija, kėrpudhat e larta, algat etj. Nė drejtimet shtazore pėrmendim
studimet pėr ekinodermatėt, moluskėt,
krustacet, insektet (Lepidopterėt, Heminopterėt, Koleopterėt,
Homopterėt, Kolembolat, Odonatat etj.), shpendėt, amfibėt, reptilėt, gjitarėt etj.
Produkt i kėtij aktiviteti ka qenė edhe pjesėmarrja nė studime madhore tė
botuara si:
Flora e Tiranės, Drurėt
dhe Shkurret e Shqipėrisė, Flora e Shqipėrisė, Flora Ekskursioniste, Fluturat e
Ditės etj. (botimet e fundit)
Gjatė dhjetėvjeēarėve tė
fundit puna kėrkimore ėshtė drejtuar, gjithashtu, nė fiziologjinė bimore, p.sh.
pėrdorimi i rregullatorėve tė rritjes, nė fiziologji shtazore, gjenetikė
popullatash, biologji zhvillimi, mikrobiologji, biokimi etj. Aspekte tė
rėndėsishme tė punės kėrkimore mbeten vlerėsimet ekologjike dhe mjedisore,
studimet e biodiversitetit, llojeve tė rralla ose tė
kėrcėnuara, dhe habitateve me vlera natyrore dhe
ekonomike, ndotja etj.
Historia institucioneve
dhe mėsimdhėnies nė biologji fillon qysh prej vitit mėsimor 1946-47, me formimin e
Institutit Pedagogjik 2-vjeēar, me formimin e Institutit tė Shkencave, dhe mė
pas me formimin e Institutit tė Lartė Pedagogjik (1951). Qėllimi tyre ishte
pėrgatitja e mėsuesve pėr shkollat 7-vjeēare dhe tė mesme nė fusha tė ndryshme
si dhe nė atė tė biologjisė dhe kimisė. Njėherėsh u hodhėn edhe bazat e
studimeve nė fusha tė ndryshme biologjike. Nė vitin 1957, me formimin e
Universitetit tė Tiranės, nė FShN, dega 4-vjeēare
Biologji-Kimi ishte njė nga degėt e rėndėsishme, ku pėrgatiteshin mėsues tė
biologjisė dhe kimisė pėr shkollat e mesme, duke plotėsuar, gjithashtu, edhe
kėrkesat pėr biologė tė institucioneve tė ndryshme. Nė atė kohė lėndėt
biologjik mbuloheshin nga dy katedra, ajo e Botanikės dhe e Zoologjisė. Mė pas
pranė tyre u krijuan dhe KB dhe MSN.
Prej viteve 1990, u
formuan, gjithashtu, edhe dy katedra tė tjera, Gjenetikė-Mikrobiologji dhe
Fiziologji Shtazore. Pak vjet mė vonė, me ndryshimet e reja nė Shqipėri, u
formua Departamenti i Biologjisė, i pėrbėrė nga 4 seksione, tė cilat ishin 4
katedrat e sipėrme: Botanikė,
Zoologji-Ekologji, Gjenetikė-Mikrobiologji, Fiziologji Shtazore. KB dhe MShN, kaluan si Njėsi e Shėrbimit Universitar nė varėsi tė
Dekanatit tė FShN. Prej vitit 1998, seksioni i
Fiziologjisė Shtazore u pėrfshi bashkė me atė tė Zoologji-Ekologjisė.
Gjendja e tashme e
studimeve biologjike i kushtohet, gjithashtu, edhe mjaft biologėve tė tjerė qė
kanė punuar mė parė pranė DB, tė cilėt kanė hedhur themelet e strukturės sė degėve
mėsimore ekzistuese dhe fushave tė ndryshme kėrkimore; vlen tė pėrmendim kėtu
profesorė tė nderuar, si: K. Paparisto, M. Demiri, I. Mitrushi, Xh. Qosja,
I. Zeko, L. Gjiknuri etj.