Kopshti Botanik i Tiranės (kthehu..)

Pėrgjegjėse: Prof. Liri DINGA

Adresa postare: Universiteti i Tiranės, c/o Fakulteti i Shkencave Natyrore, Kopshti Botanik i Tiranės, Tiranė; tel. 04.225287, ose 04.232083, 04.232120.

E-mail: liri_dinga@yahoo.com 

*      Struktura

*      Botimet

 

Kopshti Botanik i Tiranės (KB) ėshtė themeluar nė vitin 1971, mbėshtetur nė parimet fito-gjeografike dhe sistematike. Ai zė njė sipėrfaqe prej rreth 15 ha, nė shpatet kodrinore jugore tė Tiranės[1]. Ashtu si MSHN, prej vitit 1996, KB veēohet si Njėsi Shėrbimi Universitar nė varėsi tė drejtpėrdrejtė nga Dekanati i FSHN-sė.  Ai ėshtė institucion i vetėm nė Shqipėri, me karakter kėrkimor, kulturor dhe edukues.

Aktiviteti shkencor ėshtė pėrqendruar kryesisht nė studimin e florės dhe bimėsisė sė Shqipėrisė, veēanėrisht llojeve tė kėrcėnuara, tė rralla dhe endemike, dhe rritjen e tyre brenda Kopshtit. Kėtu gjen strehė rreth 1.400 lloje dhe nėnlloje bimore, gati  njė e treta e florės sė Shqipėrisė. Aktivitete tė tjera kanė tė bėjnė me studimin e bioekologjisė sė llojeve tė introduktuara, me studimet fitosociologjike tė livadheve natyrore, pyjeve, zonave tė mbrojtura etj. Nė vitin 1981 u publikua pėr herė tė parė Treguesi i Farave (Index Seminum), i cili shkėmbehet me rreth 160 Kopshte Botanike nė mbarė botėn. Nė kėtė mėnyrė shkėmbehen vazhdimisht fara dhe informacion shkencor pėr florėn dhe bimėsinė e Shqipėrisė. KB ėshtė anėtar i Internacionales sė Ruajtjes sė Kopshteve Botanike (BGCI, Botanical Garden Conservation International), dhe ka qenė mjaft aktiv nė disa projekte, si: Interreg II, Corine, Emerald, Peen-See, etc

Nė KB kryejnė aktivitetin e tyre tė plotė tre studiues, tė kualifikuar nė gjenetikė, sistematikė bimėsh, fito-sociologji dhe ekologji bimore. Ata janė titullarė nė lėndėt universitare Gjeobotanikė, Fitogjeografi dhe Biogjeografi, si dhe nė disa lėndė pasuniversitare nė drejtimet biologjike. Ata aktivizohen rregullisht nė drejtimin e praktikave nė terren tė disa lėndėve botanike si: Gjeobotanikė, Fitogjeografi, Biogjeografi, Sistematikė Bimėsh dhe Botanikė e Pėrgjithshme, udhėheqin diploma universitare dhe pasuniversitare, si dhe ndihmojnė gjatė praktikave tė fakulteteve ose dhe universiteteve tė tjera.

 

KB luan rolin e njė laboratori ‘ex situ’ pėr nxėnėsit e shkollave dhe studentėt, si dhe pėr shumė dashamirės tė florės shqiptare. Ai vizitohet ēdo vit nga shumė vizitorė tė gjitha moshave, kryesisht nxėnės tė shkollave 9-vjecare dhe tė mesme tė Tiranės ose tė rretheve. KB ėshtė mjedis mėsimor pėr studentėt e drejtimeve biologjike tė FSHN-sė (UT), pėr studentėt e Gjeografisė (UT), tė Pylltarisė (Universiteti Bujqėsor i Tiranės), si dhe pėr studentėt e Biologjisė sė universiteteve tė Shkodrės, Elbasanit dhe Gjirokastrės.

 



[1] Gjendet: fund rrugės ‘Komuna Parisit’, rreth 500 m majtas.