Adem Dreshaj

Fusha e punimit: STUDIMI KIMIKO - MJEDISOR I BANESAVE UJORE DRINI I BARDHE DHE IBËR NË REPUBLIKEN E KOSOVËS.

Abstrakt:

Cilësia e ujit në pellgjet ujore Drin i Bardhë dhe Ibër, ka qenë dhe është aktualisht nën

ndikimin e faktorëve të ndryshëm. Ndikimi më kryesor vjenë nga aktivitetet antropogjenë, kryesisht

nga rrjedhjet urbane, ndotësit që vijnë nga shkarkimet e ujërave të zeza, gjithashtu edhe infiltrimet

nga bujqësia, shkarkimet nga industritë e lehtë, të cilat kryejnë aktivitetin e tyre në këto pellgje

ujore . Në punim është paraqitur përdorimi i mjeteve të menaxhimit të pellgjeve ujore si,

monitorimi për të shprehur të plotë kuadrin e kalimit nga mjedisi real në atë virtual si mënyrë e

plotë për vlerësimin e ndikimit në mjedis të burimeve të ndotjes. Është kryer monitorimi i pellgut

Drin i Bardhë dhe Ibër me nënpellgje ujore, Periudhë studimore katërvjeçare mbi 400 përcaktime

.Vlerësimi i impaktit antropogjen në këto pellgje u bë duke kryer monitorimin dhe analizat kimike

të parametrave mjedisorë, përcaktimin e ndotësve kryesorë dhe origjinën e tyre. Vlerësimi i riksut

mjedisor është bërë duke krahasuar rezultatet e arritura me standardet ndërkombëtare. Jemi

mbështetur në klasifikimin e cilësisë së ujërave sipas, BE, Kroate, Sllovene, Norvegjeze dhe

Gjermane. Rezultuan vlera të larta të ushqyesve, të ndotësve kimike dhe bakteriologjike . U

vlerësua që parametrat mjedisorë paraqesin një korrelim të fortë pozitiv në lidhje me temperaturën

dhe pH.