Albana Veseli

Fusha e punimit: ZHVILLIMI I DISA SENSORËVE DHE BIOSENSORËVE PËR PËRCAKTIMIN E AMINAVE BAZUAR NË INTERESIN BIOLOGJIK TË TYRE

Abstrakti:  
Helmimi me histaminën, gjithashtu i njohur si “helmimi gjatë ushqyerjes më peshk” është një semundje e cila vjen si pasojë e konsumimit apo ushqyerjes me peshk të prishur, ndërsa prishja e ushqimit, konkretisht mishit të peshkut mund të ndodh gjatë ngrirjes jo adekuate apo ruajtjes dhe konservimit jo adekuat pasi që është kapur. Ky fenomen është raportuar si më i shpeshtë me peshqit nga familjet Scombridae dhe Scomberesocidae. Një ndër agjentët më të implikuar toksik në helmimet gjatë ushqyerjes (scombroid poisoning) është substanca e quajtur histamina. Me vite, janë kryer shumë studime me qëllim që të gjendet një metodë sa më e mirë për të gjetur dhe përcaktuar nivelin e histaminës në ushqim. Kjo do të mund ti parandalojë njerëzit që të konsumojnë ushqime të prishura, në vend që të ju japim atyre trajtimin e duhur pasi që janë helmuar.
Tradicionalisht, histamina është analizuar duke u nisur nga një proces i komplikuar derivatizimi me reagjentë fluoreshent e ndjekur me ndarjet kromatografike (p.sh. në shumicën e rasteve HPLC). Duke u nisur nga fakti që analizat e aminave biogjenike në grupin e të cilave hynë edhe histamina, me HPLC janë të lodhshme dhe të gjata, duke pasur parasysh pastrimin apo nxjerrjen e mostrës para çdo analize ku gjithashtu kërkon personel të trajnuar në kombinim më pajisje mjaft të shtrenjëta, janë kërkuar metoda tjera të analizës siç është elektroforeza kapilare, metodat imunokimike siç është ELISA, e po ashtu disa metoda të kromatografisë së gaztë, pastaj kromatografia e lëngët në shtresë të hollë (LC), kromatografia e lëngët më fazë reversë dhe kromatografia e lëngët me teknikat e derivatizimit në para- kolonë, pas- kolonë dhe në-kolonë [1, 2]. Që të reduktohet koha e nevojshme për analizat dhe të ofrohet një metodë e shpejtë ekzaminuese për testimin e cilvsisë të ushqimit sidomos industrial, disa metoda enzimatike dhe sensorë të ndryshëm enzimatik janë zhvilluar dhe janë përdorur nga hulumtues apo shkencëtarë të ndryshëm [3, 4, 5, 6]. Aplikimi i sensorëve, në përgjithësi, ofron përparësi të ndryshme duke mundësuar analiza shumë më të shpejta dhe pa pasur nevojë për ndonjë trajtim të gjatë të mostrës para analizës [7].
Në këtë studim, do të përgatitet dhe diskutohet sensori i bazuar në elektrodat e karbonit të printuara në shtresë të hollë, të modifikuara me ReO2 i cili është përdorur si sensor amperometrik i histaminës.
Elektrodat e modifikuara janë të çmuara për disa nga përparësitë kryesore të tyre siç janë: reduktimi i mbipotencialit të analitit (p.sh. H2O2) duke e zvogëluar kështu veprimin e substancave tjera interferuese, duke e rritur shpejtësinë e reaksioneve të transferimit të elektroneve dhe në këtë mënyrë duke rritur përzgjedhshmërinë, selektivitetin dhe riprodhueshmërinë e sipërfaqes së elektrodës dhe duke e përmirësuar kufirin e detektimit [8, 9]. Bazuar në të gjitha këto, materiali bazë për elektrodat e karbonit është modifikuar me ReO2 si një mediator katalitik.

Teza e plote: 

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0

           Kliko ketu

Comments