Albert Maxhuni

Fusha e punimit: VLERËSIMI I NDIKIMIT TË NDOTJEVE ANTROPOGJENE NË GJENDJEN MJEDISORE TË KOSOVËS.

Abstrakt:Të arriturat e mëdha të njerëzimit në fushën e shkencës, teknologjisë dhe teknikës, që
mundësojnë një jetë më të mirë, mjerisht sollën si pasojë edhe ndotjen shqetësuese të
mjedisit jetësor. Shfrytëzimi i burimeve natyrore, prodhimi i energjisë, punimet e
rëndësishme inxhinierike (rrugët, ndërtesat etj), shkarkimi në mjedis i komponimeve
kimike (organike, inorganike në gjendje të lënget, ngurtë dhe të gaztë) janë faktorë
kryesore që shkaktojnë ndryshime në mjedis. Veprimtaritë njerëzore i shkaktojnë
mjedisit dëme të pa riparueshme, duke ndikuar negativisht në gjendjen cilësore të
mjedisit, duke shkaktuar dëmtime të shëndetit, ulje të jetëgjatësisë, dëmtime të
biodiversitetit, ndryshme në klimë dhe ulje të prodhimtarisë bujqësore.
Ndotja e mjedisit është e hershme, por praktikisht pas viteve të shtatëdhjeta të
shekullit të kaluar, në masë të madhe ka ardhur deri te sensibilizimi i opinionit lidhur
me problemet mjedisore që shkaktohen nga ndotësit e ndryshëm në mjedis. Duke u
bërë i vetëdijshëm se edhe njeriu është pjesë e biosferës, në të cilën vlejnë të njëjtat
ligje si për të gjitha llojet e gjallesave në ekosistem, mjedisi për njeriun është bërë një
nga preokupimet kryesore. Prandaj problematika e ndotjes ka filluar të studiohet në
shumë disiplina të ndryshme shkencore të cilat edhe sot janë aktuale.
Metalet e rënda në mjedis paraqesin një problem thelbësor ambiental dhe
shëndetësor për shkak të toksicitetit të tyre dhe tendencës për akumulim, si dhe
biodegradimit shumë të ulët. Ato në gjendje të ngurtë nuk janë shumë të rrezikshme,
por në forma të ndryshme siç është forma jonike kthehen në metale të rrezikshme si
p.sh. nëse ato lidhen me grupet sulfhidrile(-SH) të enzimave.
Është e qartë se disa metale të rënda lirohen (emetohen) në ajër duke u shpërndarë
kryesisht në nivel lokal rreth burimit të ndotjes. Zona e prekur mund të ketë një
diametër prej 10-50 km, varësisht nga drejtimi i fryrjes së erës, lartësia e oxhakut etj.
Shembuj të kësaj shpërndarje janë kromi dhe nikeli. Metalet tjera transportohen në
distanca të gjata për shkak të kalimit në gjendje të gaztë gjatë djegies, duke i bërë ato
si grimca shumë të vogla të cilat më lehtë transportohen. Kjo ndodh me : arsenin,
kadmiumin, plumbin, merkurin dhe zinkun. ( ICP-Vegetation protocol).

Teza e plote: