Ali Sadiku

Fusha e punimit: MBROJTJA KATODIKE E CELIKUT NË BETONARME.

Abstrakt:Mbrojtja e çelikut nga korrozioni në betonarme përveç me metoda klasike mund të bëhet edhe me anë të mbrojtjes katodike, e cila mund të realizohet me burim të jashtëm të energjisë ose me anoda të sakrifikueshme. Mbrojtja katodike (MK) me anoda të sakrifikueshme është lehtë e aplikueshme, dhe rryma mbrojtëse gjenerohet nga metalet më pak fisnike se çeliku. Për një MK katodike efikase anodat galavnike duhet të kenë rendimente të larta të rrymës. Në vitet e fundit për MK të çelikut në beton përdoren anodat e sakrifikueshme prej aliazhit Al- Zn –In. Anodat me bazë alumin nën kushte specifike kanë tendencë që të pasivizohen, për të evituar këtë dukuri në aliazh shtohen elemente aktivizuese si është In. Për të studiuar ndikimin e In në rendimentin e rrymës të anodave Al - Zn –In janë përgatitur aliazhet A1, A2 dhe A3 me përmbajtje të ndryshme të In. Hulumtimet laboratorike potenciodinamike dhe të modelimeve të mbrojtjes katodike janë kryer në tretësirat imituese të mjediseve të poreve në beton (TIP), me vlerë pH 14 dhe 8, si dhe përmbajtje të ndryshme të NaCl. Modelet e MK janë përgatitur për dy raporte të ndryshme të sipërfaqeve anodë/katodë, (1:120 dhe 1:60). Rezultat e polarizimit anodik nga matjet potenciodinaike kanë treguar se anodat nga të tri aliazhet nuk janë pasivizuar. Tek celulat e MK janë matur këta parametra elektrokimik: potencialit i qarkut të hapur (FEM), potenciali anodik dhe katodik, potenciali i qarkut të mbyllur dhe rryma e gjeneruar nga anodat. Rezultat e gjetura nga matjet në celulat e MK treguan se të tri aliazhet kanë qenë efikase në mbrojtjen e çelikut nga korrozioni në tretësirat hulumtuese TIP. Rendimentin më të lartë të rrymës mbrojtëse kishin anodat prej aliazhi A3 dhe A2 në tretësirat me pH =14 dhe 8.

Teza e plote: