Ardit Shehi

Fusha e punimit: STUDIMI I PROCESEVE TË TRAJTIMIT TË BIRRËS NËPËRMJET ADSORBENTËVE DHE METODAVE INSTRUMENTALE



Abstrakti: Proçesi i filtrimit është një nga proçeset kryesore në prodhimin e birrës. Gjatë filtrimit
duhet të largohen përbërësit e turbullisë të cilët janë me natyra të ndryshme si biologjike, koloidale, mekanike etj,
me qëllim që të merret një birrë sa më e kthjellët por dhe me kosto optimale. Për të përfituar një birrë sa më cilësore bëhet trajtimi me
adsorbentë të ndryshëm sipas nevojave të kërkuara. Gjatë shtimit të adsorbentëve në birrë mund të ndryshojë dhe turbullia totale para 
filtrimit ose pas tij. Në këtë rast duhet të merren masa për korrektimin e mënyrës së filtrimit. Për filtrimin e birrës ka mënyra të shumta 
që nga më të vjetrat e deri te më modernet. Filtrimi i birrës me kieselguhr është filtrimi më i përhapur në ditët e sotme. Ai ka disa përparësi sepse
përpunon vëllime të mëdha të birrës së filtruar, jep birrë të kthjellët etj. Duke qënë se ka disa lloj kieselguhrësh, përsa i përket granulometrisë dhe 
stukturës së brendëshme poroze, ka mundësi për kombinimin e tyre. Kombinimi i kieselguhrëve të ndryshëm në raporte të ndryshëm në shtresë 
filtruese do të japë cilësi të ndryshme të filtrimit në varësi të kërkesave që lindin. Shtresa filtruese ka rolin kryesor në filtrimin e birrës
kështu që ka një rëndësi të madhe kombinimi i duhur dhe trashësia e saj. Rol të rëndësishëm luan dhe dozimi i kieselguhrit në mënyrë të vazhdueshme 
gjatë filtrimit të birrës. Në këtë rast nga kombinimi i kieselguhrëve mes tyre dhe sasia e dozimit do merret një filtrim optimal. Përveç qëllimit kryesor që 
kanë adsorbentët e përdorur në
birrë janë matur dhe parametra të tjerë të birrës për të konstatuar ndonjë efekt anësor
të pranueshëm ose jo.

Teza e plote: 

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0

           Kliko ketu

Comments