Ardita Mele

Fusha e punimit: Kataliza heterogjene
 
 Abstrakt
Shtrimi i detyrës: Katalizatori hopkalit Mn-Cu përdoret për konversionin e CO në CO2 në temperature të ulëta. Është katalizatori i preferuar në kundërgazet për mbrojtjen e sistemit të frymëmarrjes në miniera, avionë, ushtri, laboratoret hapësinore etj. Përqasja: Efektiviteti i katalizatorit hopkalit varet nga parametrat e tij të sipërfaqes. Karakteristikat e tij sipërfaqsore mund të influencohet nga rruga e zgjedhur e precipitimit të MnO2 dhe CuO dhe nga presioni i peletizimit.         Rezultatet: Mostrat e hopkalitit mund të përgatiten nëpërmjet precipitimit të MnO2 dhe duke shtuar më tej në tretësirë CuSO4 precipitohet në shkallën e dytë Cu2+ i cili adsorbohet fort mbi grimcat e MnO2. Pas acidifikimit të tretësirës deri në pH = 3 bakri precipitohet në formën e Cu(OH)2CuCO3 duke shtuar NaHCO3. Precipitati lahet, thahet presohet, bluhet, sitoset (1-2 mm) dhe kalcinohet në 180 °C për 3 orë. MnO2 dhe mostrat e hopkalitit u karakterizuan nëpërmjet difraktometrisë së rrezeve X. Aktiviteti i katalizatorit u vlerësua duke përcaktuar kohën e tij të mbrojtjes e cila rezultoi 610 minuta, dhe aktiviteti më i lartë se ai i një katalizatori të tregut. Sipërfaqja specifike, vëllimi i poreve dhe densiteti u matën nëpërmjet adsorbimit të azotit dhe porozimetrisë me mërkur. Difraktogramat e rrezeve X tregojnë se i vetmi kristalinitet i hopkalitit vjen nga MnO2, i cili është sërish i pranishëm në një formë kryesisht amorfe. Duke rritur presionin në hapin e peletizimit, vihet re një zvogëlim i dukshëm në sipërfaqen specifike (nga 247.64 m2/g në 147.77 m2/g) dhe në vëllimin e përgjithshëm të poreve (nga 446 mm3/g në 278 mm3/g) të mostrave të hopkalitit. Konkluzione: Katalizatori hopkalit i përgatitur sipas metodës së precipitimit me dy shkallë tregon një aktivitet të lartë katalitik. Me rritjen e presionit të peletizimit rritet fortësia por zvogëlohet sipërfaqja specifike dhe vëllimi i poreve të mostrave të hopkalitit. Presioni i peletizimit 500 kg/cm2 rekomandohet për procedurën e përgatitjes së hopkalitit.

  Fjalë kyçe: hopkalit, presion i peletizimit, koha e mbrojtjes, porozitet.
 
  Field of the study: Heterogeneous catalysis
 
  Abstract: 
Problem Statement: The Mn – Cu hopcalite catalyst is used for the conversion of CO to CO2 at low temperatures. It is the catalyst of choice in the gas masks for respiratory protection in mines, aircrafts, military, spatial laboratories etc. Approach: The efficiency of hopcalite catalyst depends on its surface parameters. Its surface characteristics can be influenced from the chosen way of the MnO2 and CuO precipitation and from the pressure of pelletizing. Results: The hopcalite samples has been prepared by  precipitation of MnO2 and by adding CuSO4 further in the solution the adsorption of Cu2+ ions on MnO2 particles surface is achieved. After acidification of the solution up to pH = 3 the copper is precipitated in form of Cu(OH)2CuCO3 by adding NaHCO3. Precipitate was washed, dried, pressed, crushed, sieved (1-2 mm) and calcined at 180°C for 3 hours. MnO2 and hopcalite samples were characterized by XRD. The activity was evaluated by determination of its protection time and it was 610 minutes, better than activity of a commercial catalyst. Specific surface area, pore volume and density were measured by nitrogen adsorption and mercury intrusion porosimetry. The X-Ray diffractograms shows that the only crystallinity of hopcalite comes from MnO2, which is present mainly in amorphous form. By increasing the pressure in the pelletizing step, a significant decrease in the specific surface area (247.64 m2/g to 147.77 m2/g) and in the total pore volume (446 mm3/g to 278 mm3/g) is observed in the hopcalite samples. Conclusion: The obtained hopcalite catalyst by the two step precipitation method shows high catalytic activity. The increasing pressure increases the strength and reduces the specific surface area and pore volume. A pressure of 500 kg/cm2 is recommended for the hopcalite production procedure

Key words: hopcalite, pelletizing pressure, protection time, porosity.

Teza e plote:
Complete Thesis 
Ju rekomandojme qe ta hapni me browserin google Chrome





 
Ċ
Endri Xhina,
May 29, 2012, 1:44 AM