Bekim Gashi

Fusha e punimitKARAKTERIZIMI BIOMORFOLOGJIK, FIZIOLOGJIK DHE RUAJTJA EX SITU E GJERMOPLAZMËS SË SPECIEVE TË
"RINGJALLJES" SË GJINISË RAMONDA NË KOSOVË DHE NË MAQEDONI
AbstraktiFlora e Ballkanit pa dyshim është më e pasura në Evropë, por që në të njëjtën kohë ka edhe numrin më të madh të specieve endemike, relikte dhe të rralla. Nga pesë specie të familjes Gesneriaceae që rriten në Evropë, vetëm në Ballkan rriten katër prej tyre.
Popullsia e botës është në rritje të vazhdueshme, kjo ka gjasa të shkaktojë edhe dëmtime të resurseve natyrore dhe zvogëlim të sipërfaqeve të tokave për kultivim. Një nga arsyet e zvogëlimit të tokave të kultivuara është edhe efekti serë, që kohët e fundit është bërë më intensiv. Ky efekt negativ shkakton mot ekstrem në shumë vende me klimë të butë, si dhe, shpesh thatësira që zgjasin për shumë kohë. Zëvendësimi i thatësirave me ujitje, për fat të keq është duke u bërë shumë i vështirë, sepse rezervat e ujit nuk janë të mjaftueshme. Shumica e bimëve që jetojnë në gjithë botën nuk janë gjendje të tolerojnë stresin negativ ujor, por vetëm rreth 0.2% e bimëve angjiosperme e kanë aftësinë e përballjes së deficitit ujor për një kohë të gjatë. Bimët e ndjeshme ndaj deficitit ujor mund të mbijetojnë vetëm me një rënie 10-15% të sasisë së ujit nga përmbajtja e tyre dhe në rast se mungesa e ujit është më e fuqishme, atëherë ato ndërpresin të gjitha aktivitet fiziologjike dhe vdesin. Megjithatë, ekziston grupi i veçantë i bimëve angjiosperme që janë në gjendje të tolerojnë kushte ekstreme të thatësirës. Këto bimë mund të humbasin deri 90-95% të ujit të tyre dhe pas ujitjes përsëri të rikthehen në aktivitetin normal fiziologjik. Këto bimë ndryshe quhen si bimë tolerante ndaj thatësirës apo bimë “të ringjalljes”. Dhe, pikërisht hulumtimi ynë ka të bëjë me specie që i përkasin kësaj kategorie e të cilat rriten në vendet tona. Prandaj, speciet Ramonda serbica dhe Ramonda nathaliae shumë autorë i quajnë edhe specie “model fiziologjik”. Bimë tolerante ndaj thatësirës apo thënë ndryshe poikilohidrike, në bazë të këtij tipari tregojnë se janë shumë të lashta dhe me evolucion e kanë trashëguar këtë tipar.
Rritja e popullsisë, zhvillimi i industrisë, urbanizmit dhe turizmit gjithmonë e më shumë është kërcënueshmëri për ruajtjen e ekosistemeve natyrore dhe të biodiversitetit. Shfrytëzimi i pa kontrolluar i resurseve natyrore nga ana e njerëzve dhe ndryshimet klimatike, që po shfaqen janë gjithashtu mjaft kërcënuese për zhdukjen e specieve bimore natyrore, e në këtë rast edhe të atyre të rralla dhe endemike. Në Shqipëri dhe në Kosovë, vitet e fundit, një kërcënim mjaft i lartë kanoset edhe nga mbledhja e pashfrenuar e bimëve nga faktori antropogjen për qëllime ekonomike. Jo më pak i rrezikshëm është edhe shkatërrimi i pyjeve nga prerjet, por edhe nga zjarret. Të gjithë këta faktorë të kërcënueshëmërisë nxitën shumë autorë nëpër botë të përshkruajnë gjendjen e disa specieve bimore në habitatet e tyre natyrale.
Rreth 1800 specie bimore janë të përfshira në Listën e Kuqe të Florës së Evropës në shkallë të ndryshme të kërcënushmerisë. Prandaj, thuajse për shumicën e specieve rekomandimet e tyre janë për ruajtjen e gjermoplazmës së këtyre specieve me konservim ex situ dhe kultivimin e tyre në kopshte botanike.
Metodat in situ dhe ex situ të ruajtjes së gjermoplazmës së bimëve po përdoren gjerësisht në ditët e sotme për të ruajtur popullatat e ndryshme bimore në rrezik zhdukjeje. Shumimi i bimëve me anë të kulturës in vitro nga një pjesë e vogël e eksplantit është shumë i rëndësishëm për prodhimin e një numri të madh të bimëve për konservimin in vitro të gjermoplazmës së tyre.

TEZA E PLOTE

Ċ
Endri Zjarri,
May 6, 2013, 11:45 PM
Comments