Blerina Vrenozi

Fusha e punimit: STUDIM TAKSONOMIK DHE EKOLOGJIK I MERIMANGAVE (ARANEAE) NË RRETHIN E TIRANËS

Abstrakt:Merimangat (Rendi Araneae) përfaqësojnë një grup shumë të rëndësishëm të
invertebrorëve tokësorë. Roli i tyre është shumë rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm në
ekosistemet natyrore. Vlerat e tyre qëndrojnë jo vetëm si hallka shumë të rëndësishme të
zinxhirëve ushqimore, por edhe si bioindikatorë të gjendjes së mjedisit.
Rrethi i Tiranës paraqet një interes për studim për shkak jo vetëm të larmisë së madhe të
habitateve por edhe të mosnjohjes së mëparshme të faunës së merimangave.
Puna jonë kërkimore lidhur me faunën e merimangave i ka fillimet me realizimin me
sukses të diplomës së Masterit. Kjo diplomë ka qenë themeli i vazhdimësisë së
doktoraturës me temë “Studim Taksonomik dhe Ekologjik i Merimangave (Araneae) në
Rrethin e Tiranës”. Në realizimin e këtij punimi doktorature një rol shumë të
rëndësishëm kanë pasur edhe kualifikimet në Gjermani dhe Bullgari, si dhe kontaktet e
shumta me specialistët e fushës në fjalë nga Ballkani, Europa e më gjerë. Ky punim ka
rritur sigurinë time profesionale dhe shërben si një nxitje për studime të mëtejshme në
këtë fushë të invertebrorëve tokësorë për ta shtrirë atë edhe më gjerë në zona të tjera të
Shqipërisë si dhe për tu thelluar sidomos për llojet e dyshimta.
Realizimi i këtij punimi mbështetet në një periudhë 3 vjeçare, gjatë së cilës është
realizuar mbledhja e materialit në terren, përcaktimin e këtij materiali në Gjermani dhe
Bullgari duke bashkëpunuar me studiues të shumtë të fushës në fjalë; gjithashtu në këto
vende jemi konsultuar me literaturë dhe me çelësat e përcaktimit, si dhe kemi realizuar
përpunimin e të dhënave dhe shkrimin e tyre.

Ċ
orion.lici@fshn.edu.al,
Nov 14, 2012, 4:21 AM
Comments