Blerta Dakli (Kërciku)

Fusha e punimit: Studimi i metodave analitike për përcaktimin e elektrolitëve në lëngjet biologjike

Abstrakti: Elektrolitët janë të rëndësishëm për rregullimin e disa proceseve thelbësore në
organizëm, ndër të cilët më të rëndësishëm janë:
 Rregullimi i bilancit të ujit dhe shpërndarjes së tij në organizëm;
 Rregullimin e ekuilibrit osmotik;
 Rregullimin e ekuilibrit acido-bazik nëpërmjet menaxhimit të bikarbonateve plazmatike;
 Rregullimin e potencialit elektrik të membranave qelizore;
 Ndikimi në veprimtarinë neuromuskulare (DuBose, 2008; Brommer &Coburn, 1981);
Përqëndrimi i elektrolitëve luan një rol të rëndësishëm, jo vetëm në ruajtjen e presionit osmotik, por dhe në spostimet e ujit në kompartimentet e ndryshme të
organizmit.
Të gjitha këto e bëjnë përcaktimin e elektrolitëve shumë të rëndësishëm në shkencat biologjike dhe ato mjekësore (Kolpepaj & Buzo, 2007; Buzo, 1993; Osmond, 1987; Zilva & Pannall, 1979).
Elektrolitët janë shumë të rëndësishëm për mjekësinë, sidomos për terapinë intensive dhe reanimacionin. Fusha e përdorimit të tyre në mjekësi, përfshin si shërbimin ambulator ashtu dhe atë spitalor.
Matja e elektrolitëve është e nevojshme për :

 Diagnostifikimin, mjekimin dhe monitorimin e patologjisë së osteoporozës;
 Kontrollin e terapisë me diuretikë gjatë përdorimit të tyre në patologjitë kardiake, renale, etj;
 Rregullimin e balancit elektrolitik në të gjitha patologjitë, që shoqërohen me çrregullime të këtij balanci;
Në patologjitë, që shoqërohen me të vjella dhe diarre masive, matja e elektrolitëve është absolutisht një domosdoshmëri (Bonardi et al., 1999; Buzo, 1993; Kolpepaj & Buzo, 2007; Fawcett et al.,1999).

Teza e plote: 

                           

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0
           Kliko ketu
Comments