Bujar Durmishi

Fusha e punimit: Studimi i variacionit të përmbajtjes së trihalometaneve (THM) në ujin e pijshëm të ujësjellësit 
të qytetit të Tetovës me metoda analitike të përparuara

Abstrakti : Furnizimi i popullatës me sasi të mjaftueshme të ujit të pijshëm me cilësi të mirë është prioritet dhe kërkesë imediate për jetën e njeriut. Përveç rëndësisë së jashtëzakonshme fiziologjike për jetën, uji luan një rol të madh në patologjinë e njeriut, sepse nëpërmjet tij mund të barten shumë sëmundje ngjitëse që shfaqen si epidemi hidrike.
Llojet e shumta të viruseve, baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë jetojnë në ujë për një kohë të caktuar, kurse disa të tjera në kushte të caktuara në ujë mund të shumohen dhe nëpërmjet ujit barten te njeriu duke shaktuar epidemitë hidrike si p.sh., dizenteria baci-lare, dizenteria amebore, tifoja e barkut, paratifoja, kolera, hepatiti infektiv, tularemia, poliomielitisi dhe parazitët e zorrëve. Me anë të ujit mund të barten edhe sëmundjet ngji-tëse dhe parazitore prej kafshëve te njeriu si p.sh. sakagia, shapi etj.
Paraqitja e epidemive hidrike është pasojë e zgjidhjeve joadekuate të përpunimit të ujit të patrajtuar, në kundërshtim me parimet e higjienës dhe teknikave sanitare. Epidemitë hid-rike paraqiten gjithmonë kur nuk është zgjidhur si duhet pastrimi i ujit të pijshëm e veça-nërisht dezinfektimi i tij. Dezinfektimi i ujit të pijshëm mund të bëhet në mënyra të ndry-shme, por mënyra më e përshtatshme dhe më e përdorur në praktikë është klorimi – de-zinfektimi me klor ose me preparate të klorit. Me dezinfektimin e përshtatshëm zhduken ose inaktivohen shaktarët e epidemive.

Mikroorganizmat patogjenë në ujin e pijshëm mund të depërtojnë në shumë mënyra: në-përmjet drenazhimit prej sipërfaqes, gjatë kaptimit (mbledhjes) të ujit, gjatë përzierjes së ujit të burimit me ujërat sipërfaqësorë, me depërtimin e ujërave hedhurinë në kaptazhë si shkak i dëmtimeve teknike, me formimin e presioneve negative në rrjetin e ujësjellësit, me hyrjen e ujërave fekale gjatë dëmtimeve të gypave dhe përmbytjeve, me kryqëzimin e gypave të ujësjellësit me ato të kanalizimit, gjatë furnizimit të dyfishtë të ujit, prej ripari-meve të ndryshme të rrjetit të ujësjellësit pa e bërë dezinfektimin e tij etj.
Duke patur parasysh se nëpërmjet ujit mund të barten shumë sëmundje ngjitëse, patjetër është e nevojshme përkujdesja e vazhdueshme mbi ujin e pijshëm dhe ndërmarrja e masa-ve për sigurimin e rregullshmërisë së cilësisë së tij. Kjo arrihet me monitorimin perma-nent të cilësisë së ujit të pijshëm me anë të parametrave fiziko-kimikë, mikrobiologjikë dhe radiokimikë (Durmishi, 2012).

Teza e plote: 

                           

           Kliko ketu
Comments