Djana Bejko

Fusha e punimit: Plan Menaxhimi per cilesine e ujrave ne pellgun e Liqenit te Shkodres(Pjesa Shqiptare) 
 
Abstrakt:

Uji është burimi i jetës jo vetëm për njeriun, por për të gjitha gjallesat, pasi ai merr pjesë në

proceset e ndërtimit, funksionit dhe rritjes së tyre. Ujërat përbëjnë 70% të sipërfaqes së

Planetit, nga e cila vetëm 3% e përbëjnë ujërat e ëmbëla. Me industrializimin dhe rritjen e

popullsisë, rritet edhe kërkesa për ujë të një cilësie të mirë. Krahas përdorimit urban dhe

industrial, kërkesa për ujë sot po rritet në drejtim të higjienës vetijake, turizëm, vaditjes në

bujqësi, përdorimit në blegtori, energjetikë, për ftohje në termoenergjetikë dhe industri, si

dhe për peshkim, akuakulturë, lundrim etj.

Të gjitha këto veprimtari, drejtpërdrejt ose tërthorazi ndikojnë në cilësinë e ujërave. Sipas

raportit të UN WWDR (2003) dhe WB (2010a), sot në botë vihet re mungesa në rritje e

ujit; është llogaritur se në 25 – 30 vitet e ardhëshme 2/3 e banorëve të Planetit do të jetojnë

në vende me probleme të mëdha ujore. Nevoja për rritje, pamjaftueshmëria e ujit,

shfrytëzimi i tepërt dhe ndryshimi i klimës lidhen me faktin që cilësia e ujit po varfërohet

në shumë vende për shkak të ndotjes, duke shkaktuar ndikime negative si për ujërat

sipërfaqësore, ashtu edhe ato nëntokësore. Për këtë, ruajtja, mbrojtja dhe përdorimi me

mençuri i burimeve ujore është në vëmendjen e programeve kombëtare (Ligji 8093, 1996)

dhe ndërkombëtare (WFD 60/EC, 2000); për më tepër, uji është përfshirë si temë kryesore

në të gjitha konventat dhe nismat e rëndësishme në nivel global.

Pellgu i Liqenit të Shkodrës është një ndër ekosistemet ndërkufitarë më të rëndësishëm

hidrologjikë natyrorë të rajonit të Ballkanit. Për vlerat e tij natyrore dhe biologjike, si dhe

rëndësinë që ka për njeriun, Qeveria Shqiptare shpalli pjesën shqiptare të Liqenit si

‘Rezervë Natyrore e Menaxhuar’ (kategoria IV, sipas IUCN-së) (VKM 684, 2005); brenda

saj, gjithashtu, përfshihen dhe zona më të rëndësishme që u përkasin të kategorive II dhe

III. Për më tepër, në Ditën Botërore të Ligatinave 2006, Liqeni i Shkodrës u shpall si vend

RAMSAR prej Këshillit përkatës të kësaj Konvente ndërkombëtare të rëndësishme për

ligatinat në mbarë botën. Në pjesën malazeze një hapësirë prej 400 km

2 e pellgut të Liqenit

është shpallur Park Kombëtar prej vitit 1983 (Kategoria II sipas IUCN-së), kurse në vitin

1995 kjo pjesë përfshihet në listën e ligatinave me vlerë ndërkombëtare të Konventës

RAMSAR (

Anonimous, 2007a).

Këto vlera dhe statusi i mbrojtjes së të këtij Pellgu venë përpara përgjegjësisë dhe shtrojnë

detyra për të gjitha palët e interesuara në rajon dhe në pushtetin qendror. Fillimisht kjo sjell

vetvetiu nevojën e hartimit dhe të vënies në zbatim të një Plani Menaxhues, ku të

bashkërendohen veprimtaritë dhe kërkesat ekonomike me mundësitë që ofron ekosistemi.

Hartimi i një

Projekt-Plani Menaxhues për mbrojtjen e cilësisë së ujërave është objekti i

këtij punimi doktorate. Plani është parë nga këndvështrimi shkencor biologjik, i

përqendruar në mbrojtjen e biodiversitetit në zonë, kryesisht të florës dhe faunës ujore, por

edhe të shëndetit të njeriut.

Në Plan janë sjellë dhe përpunuar për realitetin konkret të Pellgut të Shkodrës jo vetëm

vlerat biologjike dhe natyrore, por edhe eksperiencat më të mira lidhur mundësinë e

integrimit të faktorëve njerëzorë dhe ekonomikë për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë

së ujërave, e parë kjo pavarësisht nga përkatësitë politike, krahinore dhe shtetërore (Brown

et al

., 2000; Browne, 2003; etj.).

Hartimi i këtij Projekt-Plani Menaxhues për cilësinë e ujërave në Pellg mbështetet në

eksperiencën tonë shumëvjeçare në drejtimin dhe zbatimin e shumë projekteve me karakter

mjedisor në zonë. Këto kanë ndihmuar për përshkrimin gjithëpërfshirës të veçorive

natyrore dhe biologjike, të burimeve njerëzore dhe ekonomike në rrethet Shkodër dhe

Koplik, përqendruar kryesisht në gjendjen e cilësisë së ujërave. Zbatimi i një Plani

Menaxhues mbështetur në kritere rigorozisht shkencore është në përputhje me strategjinë e

sotme të zhvillimit të Shqipërisë, dhe me kërkesat dhe standardet evropiane dhe

ndërkombëtare. Ai mund të jetë ndihmë fillestare për gjithë institucionet qeveritare dhe

joqeveritare, publike dhe private, vendore dhe qendrore, si dhe për gjithë qytetarët e

interesuar në rajon për mirëmbajtjen e pellgut, ruajtjen dhe shfrytëzimin e qendrueshëm të

vlerave të tij (

ANONIMOUS, 2006a; 2006b; 2007a; etj.). Punimi i doktoratës është thellim

i mëtejshëm i mikrotezës së mbrojtur nga kandidatja (Bejko, 2006).

Teza e plote:

Djana Bejko

 

Ċ
orion.lici@fshn.edu.al,
Jul 14, 2012, 1:38 AM
Comments