Drita Mema

Fusha e punimit: VLERËSIMI I KIMISË SË UJËRAVE TË PISHINAVE DHE IMPAKTI NË SHËNDET

Abstrakti: Qëllimi i studimit është vlerësimi i kushteve higjeno-sanitare të pishinave si domosdoshmëri për sigurinë e shëndetit të përdoruesve.
Objektivat. Vlerësimi i treguesve fiziko-kimik, mikrobiologjikë, të menaxhimit dhepërcaktimi i faktorëve të riskut në shëndet. Materiali dhe metoda.
Studimi është kryer në një periudhe 3 vjeçare në pishinat e Tiranës. Janë analizuar treguesit fiziko-kimike që kontrollohen zakonisht për pishinat
si dhe disa tregues mikrobiologjike siç janë: koliformet totale dhe fekale,sptreptokokus fekal, pseudomonas aeruginosa dhe stafilokokus aureus. 
Për marrjen dhe analizimin e mostrave janë përdorur metoda ISO, EN dhe SSH. Të gjithë reagentët e përdorur ishin me gradë për analiza. 
Marrja e mostrave është kryer në orë dhe ditë të ndryshme të javës. Janë kontrolluar dhe treguesit e mirëmbajtjes dhe menaxhimit.
Rezultatet treguan se klori i lirë ka vlera jashtë norme, me përjashtim të orëve të para të mëngjesit. Vetëm njëra nga pishinat përdor superklorinimin.
Ndotja mikrobiologjike është e pranishme dhe është kryesisht e tipit fekal në mbi 70% të mostrave. Nëpërgjithësi pishinat janë të mbipopulluara.
Konkluzioni. Rreziku kimik dhe mikrobiologjik është i pranishëm në pishinat tona prandaj ato kanë impakt direkt në shëndetin e përdoruesve të tyre.

Teza e plote: 

                           

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0
           Kliko ketu

Comments