Elmira Mehmeti

Fusha e punimit: Studimi i komponentëve kimikë të bimës Gymnospermium altaicum scipetarum


Abstrakti: Shqipëria karakterizohet nga një florë shumë e pasur ku gjenden rreth 30 % e 11600 specieve të identifikuara në Evropë. Speciet vegjetale që janë tërësisht endemike
në Shqipëri janë rreth 26. Një ndër to është edhe Gymnospermium altaicum subsp. scipetarum. Koleksionistët e G. altaicum subsp. scipetarum e kanë gjetur atë në Shqipëri 
në zonën e Elbasanit dhe në zonën e Krujës. Lulja e Helmit është bimë shumëvjeçare me zhardhok mbi 8 (~12) cm. Kërcelli është i hollë, rreth 20 cm i gjatë dhe me gjethe të
lidhura me bisht të gjatë në kërcell. Lulet janë me ngjyrë të verdhë ari dhe çelin kryesisht në muajt prill-maj.Me qenë se për këtë bimë nuk ekziston asnjë e dhënë në literaturë për 
përbërjen kimike të saj, na u desh që të testojmë dhe të optimizojmë metodat për ekstraktimin, izolimin dhe analizimin e metabolitëve të saj. U krahasuan metoda të ndryshme
ekstraktimi duke përmendur atë me tretësa organikë në reflux dhe në Sokslet (hekzan, diklorometan, metanol), si dhe u përdoren metoda të ekstraktimit me gaze në gjendjen e
tyre afër pikës kritike (CO2). Për ndarjen e fraksioneve u përdorën ekstraktimet me tretësa organikë në pH të ndryshme dhe kolonat kromatografike. Për analizën e fraksioneve të
marra u përdoren kromatografia e gaztë me dedektorë FID dhe MS si dhe kromatografia e lëngët me detektor DAD. Nga provat e bëra u konkludua se metoda më e mirë e cila 
ekstrakton më shumë komponime dhe sidomos alkaloidet, ishte ajo me metanol. Përdorimi i CO2 tregoi se ishte shumë selektive përsa i përket disa acideve yndyrore. Nga analizat
e bëra u identifikuan me MS rreth 90 komponime të kësaj bime. U konkludua që përdorimi i HPLC preparative është e detyrueshme për të marrë komponime të pastra që do lejojnë
aplikimin e metodave si NMR që do të bëjnë përcaktimin absolut të strukturës së komponimeve të marra.

Teza e plote: 

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0

           Kliko ketu

Comments