Entela Treska

Fusha e punimit: Roli i ndryshimeve të zinkut dhe zink enzimave tek nëna dhe fëmija gjatë shtatzanisë


Abstrakti: Meqënëse zinku është një përbërës shumë i rëndësishëm i enzimave të ndryshme dhe ndihmon në mbajtjen e integritetit strukturor të proteinave si dhe në rregullimin e
pasqyrimin e gjeneve, u pa e domosdoshme ndërmarrja e një studimi me temë “Roli i ndryshimeve të zinkut dhe zink enzimave tek nëna dhe fëmija gjatë shtatzanisë”. Ky
studim paraqet rolin mikronutrientëve (zink, hekur, etj) efektivitetin e tyre, dhe rëndësinë e përdorimit të zinkut dhe zink enzimave në shtatzani. Studimi është i fokusuar te
përqëndrimi i zinkut maternal (i nënës) si dhe te lidhja e tij me zhvillimin e shtatzanive me risk, që janë zakonisht pasojë e anemisë së shkaktuar nga nivelet e ulta të hekurit apo zinkut në serum.

Nëpërmjet këtij studimi është synuar:
· Monitorimi i përqendrimit të zinkut në serumin e grave shtatzëna, nga tremujori i parë deri në tremujorin e tretë të shtatzanisë,
· Krahasimi i nivelit të përqendrimit të zinkut te gratë me shtatzani me risk, me një grup kontrolli, ku për këtë ka shërbyer grupi i grave shtatzëna normale,
· Shprehja e një korelacioni midis niveleve të zinkut dhe zink enzimave, në serumin e grave shtatzëna,
· Zbulimi i rasteve të grave shtatzëna me deficiencë të zinkut,
· Identifikimi i problemeve serioze dhe arsyeve të rezultateve të ndryshme nga normalt laboratorike.

Puna laboratorike për këtë studim u krye në:
· Institutin e Fizikës Bërthamore, me metodën e Fluoreshencës me Rreze X, me Reflektim të Plotë,
· Laboratorin Klinik-Biokimik “PhD. Stelijan Buzo”, me metodën e Fotometrisë (End-Point),
· Institutin e Shëndetit Publik, me metodën e Spektroskopisë me Absorbim Atomik,
· Laboratorin Klinik-Biokimik “Intermedika”, me metodën e Spektroskopisë me Absorbim Atomik, për të krahasuar rezultatet e një laboratori tjetër,
· Në “Qendrën e Diagnostikës Molekulare dhe Kërkimeve Gjenetike”, në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë.

Teza e plote: 

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0

           Kliko ketu

Comments