Ervis Telhaj

Fusha e punimit: Aplikime të Metrologjisë së Rrezatimit Jonizues në Mjekësinë Diagnostikueso Terapeutike të Onkologjisë.Vlerësimi dhe Përcaktimi i Dozave të Rrezatimit për Tumore Specifike

Abstrakti: Në dekadat e fundit rrezatimi jonizues ka gjetur përdorim të gjerë në terapitë kundër sëmundjeve neoplazike. Rreth gjysma e pacientëve të diagnostikuar me këto sëmundje trajtohen me radioterapi. Radioterapia është një disiplinë mjeksore humane, pjesë përbërëse e onkologjisë klinike, e cila nënkupton përdorimin e rrezatimeve jonizuese për të mjekuar qelizat tumorale së bashku me kirurgjinë dhe kemioterapinë.
Mjekimi me radioterapi nënkupton dhënien e dozave të kontrolluara të rrezatimeve jonizuese me energji të lartë, mbi një zonë ose organ, të caktuar të trupit, ku është lokalizuar tumori. Këto doza bëjnë të mundur shkatërrimin e qelizave malinje të cilat përbëjnë vatrën e tumorit. Procedurat në radioterapi ndahen në dy kategori kryesore: radioterapia me tufa të jashtme dhe brakiterapia.
Në radioterapinë me tufa të jashtme burimi i rrezatimit është në distancë të caktuar nga pacienti dhe shenjëza. Në të shumtën e rasteve, radioterapia me tufa të jashtme kryhet me tufa fotonesh, disa trajtime kryhen me tufa elektronesh dhe një fraksion shumë i vogël i rasteve trajtohen me protone, grimca të rënda ose neutrone.
Përdorimi i suksesshëm terapeutik i tufave fotonike të rrezatimit jonizues varet nga disa karakteristika fizike dhe dozimetrike, siç janë bashkëveprimi i rrezatimit me lëndën, ndërtimi gjeometrik i tufës, doza e thellësis, por efektet e tyre varen nga energjia dhe thellësia e depërtimit të saj në lëndë.
Në trajtimet tumorale, fotonet e rendit te megavoltit krijohen kur elektronet me energji të larta ndalohen në shenjëz. Fotonet e përftuara kanë një spektër energjitik të gjerë. Shenjëza është e rrethuar nga një mburojë tungstemi e cila shërben si një kolimator primar për tufën fotonike. Intensiteti i fotoneve të krijuara, si rezultat i frenimit të elektroneve në shenjëz, në një akselerator linear, nuk është uniform dhe një filtër i rrafshët përdoret për të realizuar homogjenitetin e kërkuar të fushës gjatë terapisë.
Për të karakterizuar shpërndarjen e dozës së aksit qendror të tufës të një akseleratori, duhet të normalizojmë dozën e dhënë, në një thellësi të caktuar, në përputhje me një thellësi reference. Kjo njihet si përqindje e dozës së thellësis (PDD). Matja e ndryshimeve te dozës së thellësis, përgjatë aksit qendror të tufës, është hap fondamental në përllogaritjen e dozës së pacientit. Ky parametër (PDD), gjithashtu mund të përdoret si tregues i cilësis së tufës. Treguesi i cilësis së tufës përdoret për të kontrolluar stabilitetin e output-it të një akseleratori përpara se sa ai të përdoret për qëllime klinike. Ndryshimet e output-it fuqimisht do të ndikojnë në shpërhapjen e dozës tek pacienti dhe gjithashtu në rezultatet e terapisë.

Teza e plote: 

                           

                          Kliko ketu

Comments