Eva Gavani

Fusha e punimit: Vlerësimi i cilësisë së ujërave natyrore për përmbajtjen e substancave ndotëse nëpërmjet përdorimit të metodave kromatografike dhe
teknikave te tjera instrumentale.

Abstrakt:Fillimet e këtij studimi u nxitën nga pyetja e natyrshme që mund t’i lindi kujtdo, një
njeriu të zakonshëm të globit, që dëshiron të jetojë sa më shëndetshëm e natyrisht më
gjatë:
Sa cilësorë janë ujërat sipërfaqësorë të cilat kanë një impakt të dukshëm në biotë e për
pasojë në jetën tonë? Sa i shëndetshëm është uji që rrjedh në rubinetat tona?
Në këtë kuadër kaq të gjërë e të diskutueshëm sot mbi ndotjen e ambjentit në përgjithësi,
pyetja do të bëhej më konkrete: si arrijnë këto ujëra, mes gjithë kësaj ndotjeje të
përgjithshme, të infiltrohen për të arritur deri në organizmin tonë?
A mund të jenë të pranishme deri në guzhinat tona, në gotat tona e për pasojë në qelizat
tona, barnat të cilat njerëzit i përdorin për shërimin e sëmundjeve të ndryshme?
Duke parë se vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Japonia,
Kina, Bullgaria, Rumania, Greqia e shumë vende të tjera kanë bërë studime të ngjashme e
kanë arritur në përfundime të cilat varen edhe nga specifikat e politikave urbane të tyre,
menduam se ky studim i mungon ujit tonë të pijshëm e atij sipërfaqësor.
Me anën e këtij studimi japim një përgjigje për disa nga barnat më të përdorshëm në
tregun tonë farmaceutik të cilat flaken herë pas here në tokë, shkarkohen në ujërat
sipërfaqësorë e më pas infiltrohen nga përzierjet e këtyre ujërave përmes tubacioneve të
amortizuara deri në rubinetat tona, me ndihmën e teknikave specifike kromatografike të
dallohet se cilat nga ato mund të ulin rezistencën e “baktereve të mira” e për pasojë të
ulin efektin e barnave në njerëz.
Shpresoj që puna ime disavjeçare të jetë e efektshme për të rritur informacionin mbi këtë
problem kaq të panjohur për vendin tonë e të verë themelet e një pune në vazhdim e
zhvillim të pandërprerë për të bërë më të mirën, jo vetëm për mjedisin por edhe për
shëndetin e qënieve të gjalla në përgjithësi e të njerëzve në veçanti.
Së fundmi, shpreh kënaqësinë time që ky studim do të jetë i pari i këtij niveli për vendin
tonë, gjë që ka rritur përgjegjësinë e angazhimin tim gjatë gjithë kohës që kam punuar për
këtë temë.


Teza e plote: