Fatos Rexhepi

Fusha e punimit: Përgatitja paraprake e mostrës dhe analiza e arsenolipideve në ushqime me GCMS


Abstrakti: Nëse do ta bëjmë një kronologji, arseniku dhe disa metale të rënda kanë aftësinë për tu bioakumuluar. P.sh., organizmat detarë munden që ta konsumojnë një formë gjysmë toksike të merkurit (metilmerkurin) i cili nuk nxjerrët jashtë nga organizmi dhe si i tillë akumulohet në organizëm. Organizmat tjerë më të kontaminuar por edhe peshqit e madhej i konsumojnë peshqit e vegjël dhe kjo formë e merkurit bartet në zinxhirin ushqimorë dhe tash edhe organizmat tjerë por edhe njeriu është në rrezik të drejtpërdrejtë nga konsumi i këtij peshku si rezultat i këtij kontaminuesi. E njëjta ndodh edhe me arsenikun dhe speciet e tij si rezultat i një bioakumulimi në organizëm si dhe kalimi i tij në zinxhirin ushqimorë. Interaksioni i metaleve të rënda me materialin organik akoma mbetet i paqartë. Andaj njohuritë për specifikimin e arsenikut kohët e fundit shënojnë progres dhe sidomos për sa i takon arsenikut, merkurit dhe seleniumit. Në lidhshmëri me termin “specifikim” i referohet përcaktimit të disa llojeve të grimcave si p.sh., atom, molekulë ose jon ose grup të atomeve të ndodhura në tretësirë dhe të cilat mund të ekzistojnë në disa forma (jon i lirë, disa komplekse dhe të cilat mund të jenë në gjendje të ndryshme oksiduese). Pra, bëhet fjalë për përcaktim dhe specifikim kimik i elementit, gjendjes oksiduese të tij dhe të gjitha format kimike në të cilat gjendet ai (ose grumbull të atomeve të elementeve të ndryshme).
Në lidhje me këtë Unioni Ndërkombëtar për Kimi të Pastër dhe të Aplikuar (IUPAC) ka dhënë udhëzime dhe rekomandime për definimin e analizës specifikuese [1] :
Analiza e specifikimit: një aktivitet analitik për identifikimin dhe/ose matjen e sasisë së një ose më shumë specieve kimike individuale në një mostër.
Specie kimike: forma specifike e një elementi e definuar si një përbërje isotopike, gjendje oksiduese ose elektronike dhe/ose strukturë molekulare ose komplekse.
Në bazë të kësaj konstatojmë se me termin specifikim kimik nënkuptohet përcaktim i formave kimike të një elementi. Metalet dhe metaloidet do të mund të specifikohen në bazë të gjendjes oksiduese p,sh., (As (V), As (III). Nisur nga aspekti ekologjik shpesh është më e arsyeshme të shprehet niveli i tepërt i secilës specie elementare në materiet ndotëse se sa të shprehet përqendrimi i përgjithshëm i elementit. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për biotën detare të dhënat sa u takon formave kimike të pranishme janë esenciale për ta kuptuar rolin dhe rrezikun e elementit të pranishëm dhe përmes saj të kuptohet më thellësisht cikli i tij në mjedis [2].

Teza e plote: 

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0

           Kliko ketu

Comments