Flora Qarri

Fusha e punimit: VLERËSIMI I GJENDJES MJEDISORE TË ZONAVE VLORË-FIER NËPËRMJET MONITORIMIT TË AJRIT DUKE PËRDORUR MYSHQET SI BIOINDIKATORË.

Abstrakt:Ndotja e ajrit është ende një problem në shumicën e vendeve, jo vetëm për shkak të
dëmtimit të mjedisit, por edhe për shkak se ajo ndikon në shëndetin e njeriut dhe
përbën një problem kryesor ekonomik. Në Bashkimin Europian strategjia e
përcaktimit të cilësisë së ajrit është bazuar në vetitë fiziko-kimike të elementëve
ndotës të ambientit, matjes së përqëndrimit të tyre dhe teknikat plotësuese të
modelimit, siç është përcaktuar nga Direktiva e cilësisë së ajrit. Janë krijuar standardet
e cilësisë së ajrit (përkatësisht vlera limite dhe objektive ) për grupe të mëdha të
ndotësve të ajrit dhe programe të matjes për të monitoruar përqëndrimet ndotëse në
ajër.
Një direktivë e re në lidhje me kadmium, arsenikun, mërkurin, nikelin, hidrokarburet
aromatike dhe policiklikleve në ajër rekomandon, që përveç matjeve të detyrueshme
të përqendrimeve të ndotësve në atmosferë, të bëhet proçesi i monitorimit, i cili
konsiston në përdorimin e bioindikatorëve, të cilët shqyrtojnë ndikimet mbi
ekosisteme dhe vlerësohen si modele rajonale. Në fakt përdorimi i rregullt i bimëve
(kryesisht myshqet dhe likenet) si bioindikatorë, tashmë është një metodë e mirë
vendosur për monitorimin e depozitimeve atmosferike të metaleve në Evropë jo
vetëm nga ana shkencore, por edhe ekonomike...

Teza e plote: 


Ċ
orion.lici@fshn.edu.al,
Nov 14, 2012, 3:54 AM
Comments