Florian Mandija

Fusha e punimit: STUDIM MBI ELEMENTET THEMELORE DHE PARAMETRAT E TYRE SPECIFIKE QE NDIKOJNE NE ELEKTRIZIMIN E ATMOSFERES
Abstrakt:

Në këtë tezë prezantohet një studim i detajuar mbi disa nga elementet kryesore që ndikojnë në

elektricitetin atmosferik. Teza është fokusuar në studimin e përqendrimeve të joneve dhe aerosoleve

atmosferike në shtresat e ulëta të troposferës, si dhe bashkëveprimet ndërmjet tyre. Proceset e matjeve

dhe monitorimeve janë realizuar kryesisht në rajonin e Shkodrës, përgjithsisht në kushte të mira

meteorologjike. Studimi përbëhet nga tri pjesë kryesore; konspektimi i literaturës përkatëse, shtjellimi i

metodikave të matjeve, si dhe rezultatet e matjeve dhe interpretimi i tyre.

Ndër rezultatet e përgjithshme të punimit mund të përmëndim: Përqendimet maksimale të

joneve arrihen në zonat e pabanuara, ndërsa e kundërta ndodh me përqendrimet e grimcave aerosole.

Profilet vertikale të përqendrimeve të joneve dhe aerosoleve atmosferike janë të tipit eksponencial

zbritës. Ciklet ditore të përqendrimeve të joneve paraqesin maksimume gjatë orëve të para të mëngjesit,

ndërsa për aerosolet problemi varet kryesisht nga sezoni si dhe moda e tyre. Ciklet vjetore të joneve

dhe aerosoleve koarse paraqesin maksimume gjatë sezonit të nxehtë, ndërsa aerosolet e modës fine

gjatë sezonit të ftohtë. Varësitë e përqendrimeve të grimcave atmosferike nga parametrat

meteorologjikë nuk janë shumë të forta. Janë përcaktuar edhe trajtat analitike të koeficientëve të

rikombinimit dhe të kapjes së joneve dhe aerosoleve ultrafine.

Forian Mandija