Gani Kastrati

Fusha e punimit:PËRFTIMI I ҪIMENTOVE TË PËRZIERA NGA MBETJET E NGURTA INDUSTRIALE (HIRI FLUTURUES DHE SKORJETFe-Ni) 
DHE DISA KARAKTERISTIKA TË BETONEVE TË PRODHUARA ME TO
AbstraktiNë këtë punim jepen vetitë fiziko-mekanike të disa serive të ҫimentove të prodhuara me hi
fluturues gëlqeror dhe me skorje ferro-nikeli të prodhuara si produkte sekondare të industrisë
në Republikën e Kosovës. Është studiuar ndikimi i sasisë së shtesave në vetitë fizikomekanike
të ҫimentove të përftuara me to dhe me sasinë optimale, e cila rezulton të jetë rreth
15% e sasisë totale të lidhësit (ҫimentos) janë prodhuar kampione betoni. Kampioneve të
betonit iu është matur më tej rezistenca mekanike, shpërndarja diferenciale e mezo dhe
makroporeve me anë të porozimetrisë me mërkur, si edhe rezistenca ndaj korrozionit e matur
me një serë metodash elektrokimike. Riciklimi i mbetjeve nga njëra anë si dhe prodhimi me to
i ҫimentove ku mbetjet e ngurta zëvendësojnë klinkerin në sasi të caktuara ka rëndësi të
madhe ekonomike dhe i shërben strategjisë së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në
sektorin e ndërtimit.
Ċ
Endri Zjarri,
May 7, 2013, 12:22 AM
Comments