Lirim Bekteshi

Fusha e punimit:MONITORIMI GJENDJES MJEDISORE TË ZONAVE VERIORE DHE LINDORE TË SHQIPËRISË NËPËRMJET 
MONITORIMIT TË AJRIT DUKE PËRDORUR MYSHQE SI BIOINDIKATORË
Abstrakti : Ajri është pjesë e mjedisit që mund të ndotet lehtë nga ndotësit inorganikë ose organikë. Në grupin e ndotësve inorganikë krysore janë metalet e rënda. Bazuar në faktin se ato janë të padegradueshëm në natyrë, si dhe toksicitetin e tyre, ndotja e ajrit nga metalet e rënda paraqet problem global. Burimet natyrore të këtyre komponimeve përfshijnë vullkanet, zjarret e pyjeve, proceset e dekompozimeve biologjike dhe oqeanet. Ndërsa burimet antropogjene lidhen me shkakimet nga aktivitetet e ndryshme industriale Niveli dhe shtrirja në të cilën shkarkimet përhapen varen p.sh. nga lloji i burimit të emetimit, përbërja e shkarkimeve dhe kushtet atmosferike. Shumica e shkarkimeve mbeten afër burimit të shkarkimit, por disa mund të përhapen me mijëra kilometra. Kontributi kryesor në ndotjen nga metalet e rënda u përket ndotjeve industriale gjë që identifikohet edhe në studim.
Cilësia e ajrit mund të monitorohet duke matur përqëndrimet e ndotësve drejtpërdrejt në ajër ose në depozitime, duke ndërtuar modele që përshkruajnë përhapjen e ndotësve ose duke përdorur biomonitorë. Meqenëse metodat klasike të monitorimit të ndotjes së ajrit janë të kushtëzuara nga kostot e larta dhe vështirësitë në kryerjen e monitorimeve të gjera në kohë dhe hapësirë, ka patur një rritje të interesit në përdorimin e metodave indirekte, siç është përdorimi i organizmave që veprojnë si biomonitorë. Myshqet (së bashku me likenet) konsiderohen si bimët më të mira për t’u përdorur si biomonitorë të ndotjes së ajrit. Myshqet janë bimë që nuk kanë rrënjë të vërteta, si rrjedhim ata kanë një marrëdhënie të ngushtë me atmosferën, e marrin ushqimin e tyre nga depozitimet e lagështa dhe të thata atmosferike.
Myshqet janë indikator të dobishëm për monitorimin biologjik të depozitimeve atmosferike në rang rajonal, prandaj edhe në këtë studim (që përfshin zonën e Shqipërisë lindore e veriore) është përdorur specia e myshkut Hypnum cupressiforme (mjaft e përhapur në zonën e studimit).
Studimi i ndotjes nga metalet e rënda, si rezultat i depozitimeve atmosferike, nëpërmjet teknikës së biomonitorimit, e shoqëruar me teknika analitike, kryhet për herë të parë në vendin tonë. Ky studim ka interes pasi bëhet vlerësim i ndotjes nga metalet e rënda të një zone ku kanë ushtruar aktivetetin e tyre një numër i madh operatorësh të rëndësishëm për nxjerrjen e mineraleve dhe përpunimin industrial të tyre. Si rezultat i aktivitetit dhjetra vjeçar të këtyre operatorëve, një pjesë e të cilëve vazhdojnë aktivitetin e tyre, në këtë zonë dallojmë disa rajone më të ndotura nga metale të ndryshme si rajoni i Elbasanit, rajoni Bulqizë-Burrel dhe rajoni Librazhd-Prrenjas-Guri i Kuq.
Rajoni i Elbasanit i cili paraqitet më i ndotur nga metalet e rënda është studjuar veçanërisht duke përdorur metodën e biomonitorimit aktiv “moss bag”
Përdorimi i metodave statistikore për përpunimin e të dhënave ka ndihmuar në paraqitjen e një tabloje të qartë të burimeve të ndotjes si dhe zonave më të ndotura.

Teza e plote: 

                           

           Kliko ketu
Comments