Loreta Vallja

Fusha e punimit: Vlerësimi i cilësisë së ujërave natyrore për përmbajtjen e substancave ndotëse nëpërmjet përdorimit të metodës GC-MS dhe teknikave të tjera instrumentale

Abstrakti: Ujërat natyrore përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme për vendin tonë dhe vlerësimi
i cilësisë së tyre nga pikëpamja kimike ka rëndësi të veçantë. Pavarësisht nga studimet
e kryera deri tani për vlerësimin e cilësisë së ujërave natyrorë, ka ende mangësi që
lidhen kryesisht me numrin e kufizuar të parametrave kimikë të matur si dhe me
burimet ujore të studiuara.
Disertacioni i paraqitur pёr gradёn ―Doktor i Shkencave‖ ka tre objekte studimi
kimiko-analitik pёr ujёrat natyrore: 1) Studimi i cilёsisё sё ujёrave tё burimeve
nёntokёsore tё zonës naftёmbajtёse Patos-Marinzё; 2) Vlerёsimi i përmbajtjes sё
fenoleve nё ujёrat nёpёrmjet përdorimit tё tre metodave spektrofotometrike; 3)
Mundёsia e përdorimit tё metodës Kromatografi e Gaztё – Spektrometri e Masёs
(GC-MS) pёr identifikimin dhe përcaktimin e komponimeve qё shkaktojnë erё dhe
shije tё papëlqyeshme nё ujin e pijshëm tё Bovillёs.
Nё studimin e cilёsisё sё ujёrave tё 15 puseve nёntokёsore tё zonës Patos-Marinёz
janë përcaktuar 14 parametra fiziko-kimikё, përmbajtja e 6 joneve kryesorё,
përqendrimi i 4 elementёve ushqyes dhe 6 metaleve tё rёnda. Vlerёsimi i cilёsisё sё
ujërave tё puseve në këtë zonë paraqet një rëndësi të veçantë, për faktin e përdorimit
të pa-autorizuar tё tyre si ujëra të pijshëm. Vlerësimi i cilёsisё është bazuar në
kërkesën e Direktivës së Komunitetit Europian për cilësinë e ujërave të pijshëm
[98/83/EC] si dhe në kërkesën e Direktivës së Komunitetit Europian EC/CEC/440
―Cilësia e ujërave sipërfaqësore që kanë si qëllim përdorimin për ujë të pijshëm‖.
Ujёrat e kёtyre burimeve i përmbushin kërkesat e ujit tё kategorisё A1 (sipas
Direktivёs EC/CEC 440) pёr shumicën e parametrave tё matur dhe ato mund tё
pёrdoren si ujё i pijshëm pas trajtimeve tё nevojshme. Pёrjashtim ёshtё pusi Nr. 8
(Zharrёz) ujёrat e tё cilit janë kryesisht tё kategorisё A2. Gjithashtu ёshtё bёrё
vlerësimi i parametrave tё performancёs sё metodave tё analizave kimike nё rrugё
statistikore duke vlerësuar pёrpikёrinё, saktёsinё, pasigurinë si dhe parametra tё tjerё.
Nё vlerёsimin e përmbajtjes sё fenoleve nё ujёrat natyrore janë aplikuar dhe janë
vlerësuar pёr herё tё parё nё vend tre metoda spektrofotometrike: metoda direkte,
metoda me ekstraktim dhe metoda e spektrofotometrisё jonokёmbyese. Janё gjetur
nivelet e përqendrimit tё fenoleve nё 15 ujёra nёntokёsore tё zonës naftёmbajtёse tё
Mallakastrёs, duke gjetur nё mjaft raste nivele qё janë mё tё larta sesa normat e
lejuara.

Teza e plote: 

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0

           Kliko ketu

Comments