Makfire Sadiku

Fusha e punimit: STUDIMI I VETIVE FIZIKO-KIMIKE TË ARGJILËS SËGOSHICËS NË GJENDJE NATYRORE DHE TË TRAJTUAR
 
Abstrakt:Vendi ynë është i pasur me rezerva të mineraleve argjilorë dhe për këtë është i domosdoshëm

studimi i vetive kimiko-fizike, jonoshkëmbyese dhe katalitike të tyre meqë përdorimi i tyre është

shumë i gjërë.

Synimi i këtij punimi është hulumtimi i disa prej karakteristikave adsorbtive të këtyre

materialeve, natyrorë ose të përpunuar, me qëllim që të japë një ndihmesë për mundësinë e

përdorimit të tyre.

Këtu përfshihet gjetja e rrugëve të aktivizimit kimik të tyre për zhvillimin e sipërfaqes specifike,

pra rritjen e aftësive ndajthithëse e katalitike me anë të eksperimentimit e studimit të mundësisë

së përdorimit të tyre për çngjyrimin e vajrave bimore.

Kështu trajtimi acid i argjilave promovon aktivitetin katalitik duke rritur numrin e qendrave

aktive dhe për këtë arsye argjilat e trajtuara me acide janë të preferuara krahasuar me argjilat

natyrore për shkak të sipërfaqes specifike të madhe dhe aftësive të larta adsorbuese. Natyra dhe

lloji i argjilës, përqendrimi i acidit, temperatura dhe koha e trajtimit janë parametra të

rëndësishëm për procesin e aktivizimin acid.

Nga trajtimi organik, argjilat fitojnë veti të reja që bëjnë të mundur përdorimin e tyre në

industrinë mjedisore për largimin e ndotësve organike.

Trajtimi termik i argjilave jep informacion për përmbajtjen dhe llojin e ujit në strukturë.

Prandaj, me analizë termogravimetrike mund të përcaktohet humbja në peshe e mostrave gjatë

ngrohjes së tyre në temperatura të ngritura në një atmosferë të caktuar.

Në mbështetje të kësaj që u tha më sipër dhe gjithë asaj që është thënë në këtë punim për argjilat,

konsideroj se është me interes studimt i karakteristikave fiziko-kimike të argjilës së Goshicës së

patrajtuar dhe pas trajtimit të saj.

Teza e plote: 

Makfire Sadiku Doktoratur

Ċ
orion.lici@fshn.edu.al,
Jun 25, 2012, 2:18 AM
Comments