Maria Agolli

Fusha e punimit:  
STUDIM KRAHASUES PER MBIPESHEN DHE OBEZITETIN NE FEMIJET E ADELESHENTET SHQIPTARE , MINORITETIN GREK SI DHE NE KOMUNITETET ETNO-KULTUROREARUMUN DHE ROM NE    RRETHIN E GJIROKASTRES 
Abstrakt:
Studimet e sotme rreth dukurisë së obezogjenisë kanë interes sa teoriko-shkencor aq dhe rëndësi praktike sociale dhe shëndetësore.
Në këtë kuadër përfshihet dhe qëllimi i studimit për mbipeshën dhe obezitetin në fëmijët dheadoleshentët shqiptarë të moshave 2-20 vjeç në Rrethin e Gjirokastrës si 
dhe të etnive të tjera që banojnë në këtë rreth minoriteti grek dhe komunitetet kulturore arumune dhe rome.Studimi i krahasuar i mbipeshës dhe obezitetit midis shqiptarëve, grekëve, arumunëve dhe romëve
do të kryhet për moshën 3-4 vjeç, 10 dhe 17 vjeç. Në këtë mënyrë mendojmë se studimit tonë i
krijohen mundësi krahasuese të të dhënave në lidhje me kulturat, vendbanimet (fshat, qytet) moshat e
ndryshme të fëmijëve dhe të adoleshentëve dhe gjinive (mashkull, femër) gjë që bën të mundur të
analizojme faktorët e obezogjenisë që ndikojnë në fëmijët dhe adoleshentët.
Siç u theksua edhe më lart njohja e këtyre faktorëve është e vështirë sepse grupi në fjalë është
kompleks. Për këtë arsye studimet e kësaj natyre mund të arrijnë qëllimin e tyre vetëm duke u kryer në
shumë plane ose në nivele shumëpërmasore. Kështu identifikimi i fëmijëve dhe adoleshentëve mbi
peshë dhe obezë shqiptarë nuk bëhet si qëllim në vetvete d.m.th. vetëm si një njohje paraprake e
gjëndjes së tyre në këtë drejtim.
Megjithatë realizimi i kësaj detyre të vetme nëpërmjet BMI do të konsiderohej i mjaftueshëm
sepse në Shqipëri për këtë problem kaq madhor mungojnë studimet. Pra nga ky këndvështrim studimi
ynë si i pari i kësaj natyre do të shërbente si pikënisje për studime të tjera në të gjitha shkollat e vendit
tonë.
Është kjo arsyeja që studimi ynë u krye në një diapazon të gjerë moshe nga 2 deri në 20 vjeç.
Por qëllimi i këtij studimi nuk ka qënë vetëm evidentimi i mbipeshës dhe obezitetit ne fëmijë dhe
adoleshentë.
Qëllimi kryesor i këtij studimi ka qënë analiza e disa të dhënave që lidhen me dukurinë e obezogjenisë.
Të tilla të dhëna janë familja, të ardhurat familjare, stili i të jetuarit, llojet e ushqimit dhe mënyra e të
ushqyerit.
Këto të dhëna, ashtu siç do të shihet dhe në pjesën vijuese të këtij studimi do të sigurohen nëpërmjet
grumbullimit të të dhënave nëpërmjet pyetësorëve të cilët janë të veçantë për grup moshat 2-6, 7-12,
13-20 vjeç.
Nga analiza e këtyre të dhënave të mbledhura për etni, vende, mosha dhe gjini të ndryshme bëhet
e mundur interpretimi krahasues i tyre gjë e cila nga ana e saj lejon evidentimin e faktorëve që janë
përgjegjës për fenomenin e obezogjenisë.
Konceptimi si më sipër i studimit mendojmë se arrin jo vetëm të evidentojë gjëndjen tonë
obezogjenike por edhe të analizojë dhe të shpjegojë faktorët që ndikojnë në këtë epidemi.

Teza e plote : Kliko ketu

Ċ
Endri Zjarri,
Mar 25, 2013, 2:53 AM
Comments