Ogerta Manastirliu

Fusha e punimit: Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis

Abstrakti: Një nga sfidat e zhvillimit të mjedisit me të cilat ballafaqohet sot Tirana ka të bëjë me menaxhimin e mbeturinave të ngurta në qytet dhe në rrethinat e saj. 
Mbetjet e ngurta i referohen materialeve të ndryshme të ngurta dhe gjysmë-të ngurta, që burojnë nga ekonomitë familjare, industriale, tregtare, si dhe aktivitetet bujqësore (Hill 2004).
Gjenerimi i mbetjeve të ngurta është shqetësim për të gjithë mjedisin, për shkak të pasojave të dëmshme mjedisore e njerëzore. Mbetjet e ngurta që nuk menaxhohen siç
duhet, përbëjnë rrezik të madh mjedisor, me implikime negative për jetën e njeriut dhe qëndrueshmërinë e mjedisit (Kum et al., 2005). Në mbarë botën, deponitë janë të
njohur për lirimin e një gamë të gjerë të ndotësve të dëmshme të tilla si gaze, rrjedhjet likuide dhe materieve të grimcore, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje tek njerëzit,
si dhe të shkaktojnë ndotjen e ajrit, tokës dhe të ujit (Koshy et al., 2007). Për fat të keq, edhe pse zona urbane e Tiranës, si kryeqytet i vendit, ka qenë e favorizuar, pasi
zonat urbane që janë të vendosura brenda juridiksionit të qeverive lokale, janë relativisht efikase dhe me kosto-efektive në aspektin e shërbimeve të deponimit të
centralizuara (Van der Merwe & Steyl , 2005; Dalvie & Ehrlich, 2006), përsëri gjendja e landfill-it të Sharrës, deri në vitin 2008 ka qenë e mjerueshme.
Arsyet pse zona urbane e Tiranës kërkon më shumë vëmendje në drejtim të mirëmenaxhimit të mbetjeve urbane, rrjedh nga fakti se ka një rrjedhë masive të
mbetjeve të ngurta dhe të rrezikshme të krijuara nga një numër me rritje të shpejtë të ekonomive familjare, ndotësve nga industritë e prodhimit, si dhe aktivitete
komerciale, sidomos pas viteve ’90 kur popullata e Tiranës u rrit gati 3-4 herë, dhe tashmë ka një popullsi prej rreth një milion banorë.
Ky studim ka si qëllim evidentimin në kohë (periudha 2008-2013) dhe në hapësirë të gjendjes mjedisore, me qëllim ruajten e resurseve mjedisore dhe biodiversiteti,
përmirësimin e jetës së njerëzve nëpërmjet sigurimit të parametrave sa më optimalë të ujit dhe ajrit. Në përfundim të tij ky studim konstaton se me masat e marra hap pas
hapi për sistemimin e fushës së Sharrës, është arritur tashmë ti afrohemi mjaft standardeve Europiane (Legj. Italian) apo atyre të dhëna nga EPA.

Teza e plote: 

                           

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0
           Kliko ketu

Comments