SULLTANE AJÇE

Fusha e punimit: MIKROFLORA E AJRIT NË TË GJITHË SEKTORËT E IMPIANTEVE TË PULARIVE NË RAJONIN KORÇË


Abstrakti: Ajri i pastër është një faktor kryesor në shëndetin e njeriut, kafshëve dhe shpendëve. Më përpara vëmendja u përqëndrua në cilësinë e ajrit në mjediset e jashtme, duke harruar cilësinë e ajrit
brenda në mjediset e mbyllura, ku punohej dhe prodhohet. Shkencëtarët vlerësuan se ajri i mjediseve të brendshme, mund të jetë më i ndotur se ajri i mjedisit të jashtëm. Përveç cilësisë fiziko-kimike të 
ajrit që lidhet me praninë e ndotësve kimikë dhe ndikimin e faktorëve fizikë si: temperatura dhe lagështia, mikroflora e ajrit ka një rëndësi të madhe në sigurinë e produkteve ushqimore. Ky fakt hapi studime
të rëndësishme në të gjitha drejtimet, për vlerësimin e cilësisë së ajrit në sektorë të ndryshëm të një impianti të çfarëdoshëm ushqimor ku pritej lënda e parë, manipulohej, përpunohej, amballazhohej, etiketohej dhe hidhej në treg. Në cilësinë e ajrit ndikon edhe mikroflora e koncentrateve që përdoren si ushqim për pulat dhe zogjtë. Në këtë kontekst cilësia e ajrit brenda pularive konsiderohet faktor kyç në industrinë
ushqimore. 
Mishi i shpendëve është një nga ushqimet më popullore në të gjithë botën. Popullariteti i këtij produkti është i lidhur me vlerat e tij shijuese dhe dietetike, pse jo edhe interesi ekonomik. Mishi
i shpendëve është i përvetësueshëm lehtë, i shijshëm, me pak kalori, shpesh rekomandohet nga nutricionistët. Nga ana tjetër, në shumë vende të zhvilluara produktet me kualitet të lartë të
mishit të shpendëve janë më të lira se tipet e tjera të mishit. Kjo falë revolucionarizimit të industrisë së shpendëve në 30 vitet e fundit, e cila ka ndryshuar imazhin e mishit të shpendëve
nga një mish eksluziv vetëm për një grup të limituar konsumatorësh në një produkt popullor dhe të lirë brenda buxhetit të gjithsecilit.

Teza e plote: 

https://docs.google.com/a/fshn.edu.al/viewer?a=v&pid=sites&srcid=ZnNobi5lZHUuYWx8ZnNobnxneDoyYTI1ZGVjOWM0NWQwNzU0

           Kliko ketu

Comments