VLERËSIMI I CILËSISË MIKROBIOLOGJIKE TË FRUTAVE DHE PERIMEVE NË DISA ZONA NË SHQIPËRI

Fusha e punimit : VLERËSIMI I CILËSISË MIKROBIOLOGJIKE TË FRUTAVE DHE PERIMEVE NË DISA ZONA NË SHQIPËRI

AbstraktFrutat dhe perimet janë ndër produktet më të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. Një gjë e tillë luan një rol mjaft të rëndësishëm në shëndet, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, si diabeti, sëmundjet kardiake, kancerit etj. Kërkesat gjithnjë e në rritje për disponibilitetin dhe konsumimin e këtyre produkteve të freskëta, së bashku me aspektin shëndetësor, kanë çuar në një rritje të tregëtisë globale të frutave dhe perimeve dhe prani e lartë e tyre në tregje (Jobling et al.1998; Lucier 1998;Sloan 200).
Shumë vende të botës kanë ndërrmarrë iniciativa të ndryshme në mënyrë që të inkurajojnë konsumatorët për t`i ngrënë gjithnjë e më shpesh këto produkte; është mjaft e rëndësishme që konsumimi i këtyre produkteve të freskëta ushqimore të jetë gjithnjë e më shumë në rritje, jo vetëm për arsye shëndëtsore, por edhe për ato ekonomike.
Kontaminimi i frutave dhe perimeve të freskëta paraqet një shqetësim të veçantë, pasi shumë prej këtyre produkteve konsumohen të gjalla, pa ndonjë përpunim paraprak, i cili do të eleminonte apo reduktonte rreziqet biologjike, mikrobiologjike, fizike. Frutat dhe perimet mund të kontaminohen në çdo fazë të rritjes, proçesimit, tregtimit, manipulimit apo ruajtes së tyre. Praktikat jo të rregullta të fermerëve njihen si burime të kontaminimit mikrobiologjik të perimeve (Beuchat 2002 ).
Kontaminimi mikrobiologjik mund të bëhet direkt ose indirekt, me anë të ujit, dheut, kimikateve apo edhe insekteve (Beuchat 1996a;Brackett 1999; Beuchat 2002). Një gjë e tillë do të çonte domosdoshmërisht në një problem të mundshëm të sigurisë ushqimore. Gjatë viteve të fundit, prania e frutave dhe perimeve të freskëta në markete dhe tregje të ndryshme të vendit, është rritur ndjeshëm. Konsumatori mund ti gjejë dhe ti konsumojë këto produkte pavarësisht kohës dhe stinës. Pra, globalizimi i produkteve ushqimore në tërësi, jo vetëm që ndikon në shpërndarjen e produkteve të ndryshme ushqimore, por edhe në përhapjen e rreziqeve të mundshme për shëndetin human nga një rajon në tjetrin, duke mundësuar kështu një përhapje më të gjerë të patogjenëve kudo në botë. Si rezultat, rritja e nivelit të konsumimit të frutave dhe perimeve është bërë gjithashtu një instrument i rëndësishëm në statistikat e sëmundjeve me origjinë ushqimore.
Gjatë këtyre viteve, janë vërejtur një sëre sëmundjesh gastrointestinale dhe helmime, të cilat lidhen me konsumimin e frutave dhe perimeve të kontaminuara me patogjenë bakterial si Listeria monocytogenes, Salmonella, Shigella sonnei and Escerichia coli 0157, të pranishëm në produkte si speca, karrot, lakër etj (Schlech et al. 1983; Cieslac et al.1993;Stafford et al.2002;Horby et al. 2003;Welinder-Olsson et al. 2003 ). Duke patur parasysh faktin se frutat dhe perimet prodhohen në mjedise natyrore, apo në serra, mund të themi se këto produkte janë shumë të brishtë ndaj kontaminimit të patogeneve humane. Niveli në rritje i sasisë së konsumimit të frutave dhe perimeve ka çuar edhe në rritjen e numrit të helmimeve tek konsumatorët. Shumë helmime janë të lidhura me kontaminimin e këtyre produkteve.

Teza e plote:

Kliko ketu

Comments