INFORMACIONE MBI PROJEKTIN

Qendra e Europës Jug Lindore e EdukimitpërSipërmarrjen (www.seecel.hr), është një projekt  i financuar nga Bashkimi Europian, i cili ka si mision të zhvillojë sistemin 

e edukimit të sipërmarrjes përgjatë gjithë jetës dhe kompetencën e sipërmarrjes si kompetencë kyçe në vendet e Evropës JugLindore, të cilat janë kandidate për tu anëtarësuar në BE dhe nëTurqi.

 


 

Si një institucion rajonal, SEECEL qeveriset nga një komitet drejtues i cili përfaqësohet me dy anëtarë nga çdo vend, një përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe një përfaqësues nga

Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kërkesat e KartëspërBiznesin e VogëlpërEuropën (SBA-Small Business Act for Europe).

 

Prej vitit 2013, 15 institucione nga Shqipëria, përkatësisht tetë shkolla 9-vjeçare, katër shkolla të mesme të përgjithshme, dy universitete dhe Instituti i Zhvillimit të Arsimit, po zbatojnë pilotimin e kompetencës së sipërmarrjes në të gjitha nivelet e edukimit.

 

Fakulteti i Shkencave të Natyrës është pjesë e këtij projekti pilot prej Tetorit 2014
Comments