KLUBI STUDENTOR I EDUKIMIT PËR SIPËRMARRJEN
Klubi është projektuar për të shërbyer si një zonë të lirë për shkëmbimin e ideve, njohurive dhe përvojës, si dhe për krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit midis vendeve të Evropës Jug Lindore dhe Turqisë.
Kush mund të bëhet anëtar? Çdo student i cili tregon një interes të lartë për sipërmarrjen, qoftë ky interes në aspektin teorik ose në zbatimin praktik.
Çfarë u ofron klubi anëtarëve të tij? • Mentorë nga fusha të ndryshme shkencore • Një pikë virtuale takimi për komunikim të rregullt në rajon • Bashkëpunim midis studentëve dhe mësuesve • Instrumentet për mbështetjen financiare të aktiviteteve sipërmarrëse • Anëtarët janë të inkurajuar fuqimisht për të marrë pjesë në të gjitha diskutimet, si dhe të ndajnë me njëri-tjetrin njohuritë dhe përvojën e tyre, si dhe të bëjnë pyetje.
Si mund të bëhesh anëtar i këtij klubi? Studentët e interesuar duhet të plotësojnë një kërkesë dhe t’ia dorëzojnë atë mentorit të institucionit të tyre.
|