Hapet thirrja për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

Këshilli i Ministrave miratoi në datë 29 prill, 2015, VKM-në nr. 395 “Për Miratimin e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike”, që synon të përfshijë çdo vit rreth 6-8 mijë profesionistë të rinj në një eksperiencë pune pranë administratës shtetërore në nivel qendror dhe lokal. 


Qëllim i Programit Kombëtar të Praktikave të Punës është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të këtyre praktikave në njohje me sistemin administrativ publik.


Thirrja e parë do të jetë 3 mujore dhe parashikohet t’u japë mundësi rreth 2.000 profesionistëve të rinj të zhvillojnë praktika pune në institucionet e administratës shtetërore dhe institucione të tjera publike në të gjithë Shqipërinë. Zbatimi i programit parashikohet të fillojë në datën 1 qershor 2015 me shpalljen e thirrjes për aplikim. Target group janë të rinj profesionistë të moshës 21 deri 26 vjeç të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve bachelor si dhe të rinj që mund të kenë përfunduar cikle të tjera studimi apo që janë në proces, si programet master.


Thirrja e aplikimit do të zhvillohet nga data 1 deri 10 qershor.  Për më tepër informacionit, vizitoni adresën: http://praktika.sociale.gov.al


Personi përgjegjës për fushatën e komunikimit është: Dikensa Topi, MMRS, dikensa.topi@sociale.gov.al

Comments