Faqja kryesore‎ > ‎

Aplikim per Bursa mobiliteti Shkolla Verore per Studentet e Doktoratures

Te nderuar pergjegjes Departamentesh,

Ne  kuader te Programit Erasmus + eshte hapur thirrja per aplikime per bursa mobiliteti per shkollen verore per Studentet e Doktoratures (PhD) te cilet njekohesisht jane edhe staf i Universitetit te Tiranes, ne Universitetin Radbound, Hollande.

Dokumentat duhen dorezuar dorazi ne Rektoratin e Universitetit te Tiranes, Drejtoria e Komunikimit si dhe te dergohen te skanuara ne e-mailin iro@unitir.edu.al  me subjekt: "Aplikim per Burse ne Universitetin Radbound, emrin dhe mbiemrin tuaj"

Afati i fundit per aplikim eshte: 13 Mars, 2017

Per me shume informacion kontaktoni Zyren per Marredhenie me Jashte ne adresen: iro@unitir.edu.al

Ju lutem informoni studentet e doktoratures qe jane pjese e stafin tuaj akademik per kete mundesi aplikimi per burse. Ky njoftim te shpallet edhe ne website-in e FSHN per studentet.

 Faleminderit dhe dite te mbare!