Faqja kryesore‎ > ‎

Aplikimet për ciklin e tretë (Doktoraturat)

Fakulteti i Shkencave të Natyrës ka hapur aplikimet për ciklin e tretë të studimeve. Janë të ftuar të gjithë kandidatët të cilët plotesojnë kriteret më poshtë që të aplikojnë.


Dokumentat per aplikim në programet e doktoratës 2012-2013 janë:

 

1. Kërkesa e kandidatit drejtuar Këshillit të Profesorëve dhe Dekanatit në të cilën theksohet propozimi për temën, udhëheqësin shkencor dhe titulli i këtij të fundit.

2. Kopje e noterizuar e diplomes Bachelor dhe Master i Shkencave ose një diplome të integruar të nivelit të dytë ose një apo titulli akademik të barasvlershëm, të fituar jashtë vendit dhe të njohur nga MASH.

3. Lista e notave të diplomës të pikës 2.

4. Fotokopje e letër njoftimit ose pasaportës.

5. Dy rekomandime (nga një profesor, profesor i asociuar ose docent).

6. Deklaratë e gatishmërisë së udhëheqesit shkencor për të udhëhequr kandidatin ku të saktësohet tema e propozuar, titulli i udhëheqësit dhe ku punon ai.

 Shenim: Nuk eshe kusht i domosdoshem per aplikim. 

7. Lista e artikujve të botuar (nëse ka), të bashkëngjitur.

 Shenim: Nqs keni me shume se nje  artikull, ju mund t'i bashkengjisni ne nje dokument te vetem PDF dhe me pas t'i upload ne sistemin tone.

8. Vërtetim nga qendra e punës, nëse kandidati është i punësuar.

9. Mandat-pagesa prej 2000 lekësh.

Shenim: Faturen per te paguar tarifen 2000 leke do e merrni on-line, pasi te keni kryer aplikimin.

Per menyren se si te merrni faturen ju lutemi klikoni ketu.

 

Shënime:

1.     Aplikimet bëhen online në faqen e Fakultetit të  Shkencave të Natyrës www.fshn.edu.al  nga data 26.02.2013 deri në datën 20.03.2013

2.     Materialet e mësipërme dërgohen të skanuara.



 Apliko on-line