Faqja kryesore‎ > ‎

Aplikimet per burse

                             NJOFTIM

 

NË ZBATIM TË VENDIMITPËR KUOTAT FINANCIARE TË USHQIMIT NË MENSA E KONVIKTE, BURSAT E SHTETIT DHE PAGESAT E NXËNËSVE E TË STUDENTËVE, NË INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PËR VITIN SHKOLLOR 2015-2016 NJOFTOHEN TË GJITHË STUDENTËT QË:

         

 

 

2. Përfitojnë bursë, brenda kuotave dhe kritereve të përcaktuara në këtë vendim të plotësojnë dokumentacionin  si më poshtë:

 

2.1.    Sipas kriterit ekonomik (studentët):

a)      Studentët, që vazhdojnë studimet në largësinë mbi 10km nga vënbanimi i përhershëm.

Duhet të paraqesin këto dokumenta:

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetim për motrat dhe vëllezërit që janë studentë dhe që marrin ose jo bursë ne fakultetet  përkatëse.

3. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes,që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë)

4. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit)

5. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

6. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera ( Zyra e Sigurimeve Shoqërore)

7. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat.

8. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991

9. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj.)

10. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat totale mujore.

 

b)Secili nga studentët bashkëshort me fëmijë,që akomodohet ne konvikte publike dhe që plotësojnë kriterin ekonomik. .

1- Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile).

2- Vërtetim konvikti.

3- Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

4- Vërtetimi nga zyra e Punës ,që vërteton të ardhurat. ( Qendra e punës ku punojnë)

5- Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që ushtron ose jo aktivitet privat.

6- Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit e fëmijës.(shtëpi,dyqan,lokal etj.)

 

2.2 Sipas rezultateve të arritura.

 

a)Studentët që kanë përfunduar vitin akademik me të gjitha notat 10(dhjetë).

b) Studentët me kohë të plotë,në degët Matematikë dhe Fizikë,në vitin e dytë e lart,dhe që kanë mbaruar me notat mesatare mbi 8 (tete).

c) Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit. Kjo kategori studentësh përfiton bursë kur ata vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë publik.

 

2.3 Jashtë kriterit ekonomik.

 

a)Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit.

Duhet të paraqesin këto dokumenta:

1. Çertifikatën  personale    (Gjendja  civile)

2. Librezën  me statusin e Jetimit.

3. Vërtetimin nga shoqata e jetimëve.e fotokopjuar dhe e noterizuar

4. Çertifikatën e vdekjes të dy prindërve. (Gjendja  civile).

 

b) Studentë që kanë humbur kujdestarinë prindërore.

Duhet të paraqesin këto dokumenta

1. Çertifikatën  personale    (Gjendja  civile)

2. Dokument që ka humbur kujdestarinë prindërore me Vendim gjykate të formës së prerë.

c) Studentët që gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, dhe që nuk dëgjojnë dhe nuk shikojnë.

Duhet të paraqesin këto dokumenta

1. Çertifikatën  personale    (Gjendja  civile)

2. Dokumentin e statusit të invalidit paraplegjik ,tetraplegjik,që nuk shikojnë dhe nuk dëgjojnë( Librezën)

3. Vërtetimin e KMCAP- i DRSSH

 

 

d). Studentë të personave që gëzojnë statusin e invalidit e përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk kanë të ardhura të tjera( prind invalid ).

Duhet të paraqesin këto dokumenta:

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetim për motrat dhe vëllezërit që janë studentë dhe që marrin ose jo bursë ne fakultetet  përkatëse.

3. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes,që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë)

4. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit)

5. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

6. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera, Vërtetimin nga Shoqata e Invalidëve të punës( e firmosur, e vulosur nga Kryetari i Shoqatës të Punës) , Vërtetimin nga KMCAP .Dëshmi e invalidit të punës.(Libreza)

7. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat.

8. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj.

 

e) Student që janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror:

 

Duhet të paraqesin këto dokumenta

 

1- Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Antitrafikut. (Ministria e Brendshme)

2-  Dokumenti , me Vendim gjykate e formës së prerë,për humbjen e kujdestarisë prindërore.


         ë) Studentë, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së

Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë

së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave

të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, listën për këtë kategori studentësh.

 

Duhet të paraqesin këto dokumenta

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetimin nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë bashkangjitur listën për këtë kategori studentësh.

 

Në fillim të çdo viti akademik ,por jo më vonë se data 15 Dhjetor 2015.

 

          3-Studentët e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë     

bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të bursës, kur:

a) Janë ndarë nga trungu familjar;

      b) Familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;

      c) Vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi;

      ç) Shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve        jokaluese.

      d) Kur nuk  frekuentojnë mësimin.

 

Shënim

1.Afatet përfundimtare për shqyrtimin dhe miratimin e bursave, për vitin e    parë është data 31 Dhjetor 2015, ndërsa për vitin e dytë e lart ,është data 30 Nëntor 2015. Vendimet jashtë këtij afati janë të pavlefshme.

 

2. Dokumentacioni dorëzohet pranë Degës së Financës dhe Kontabilitetit godina A duke filluar nga dt 13.11.2015  deri më dt 27.11.2015.

        

 

 

 

Comments