Faqja kryesore‎ > ‎

APLIKIMET PЁR STATUS TЁ VECANTЁ

NJ O F T I M

 

MBI DOKUMENTACIONIN  QE DUHET TЁ PLOTЁSOJNЁ STUDENTЁT QЁ GЁZOJNЁ STATUS TЁ VEÇANTЁ

 

Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr 866, dt 23.10.2015 ,”Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 638, datë 22.07.2015 ,”Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë në

programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare  profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si dhe tarifat e shkollimit  për vitin akademik

2015-2016”,
njoftohen të gjithë
studentët që i përkasin kategorive me status të veçantë,  të plotësojnë dokumentacionin si më poshtë:

 

 

  1. INVALIDЁT E PUNЁS DHE FЁMIJЁT E TYRE

 

  1. Çertifikata familjare ku të vertëtohet lidhja e studentëve me invalidin e punës
  2. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP të prindit që është deklaruar invalid pune/ose dublikatë (origjinale) e vërtetimit të KMACP.
  3. Fotokopje me vulë të njomë (nga shoqata e invalidëve) të dëshmisë së invalidit të punës.
  4. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës që studenti është fëmijë me prindër invalid.
  5. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit.

Fotokopje karte identiteti.

 

 

  1. PERSONAT QЁ NUK SHIKOJNЁ, PERSONAT QЁ NUK DЁGJOJNЁ

 

 

  1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të verbërisë apo ndonjë dokument tjetër që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).
  4. Vërtetim nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë.

 

 

  1. INVALIDЁT PARAPLEGJIKЁ, TETRAPLEGJIKЁ DHE FЁMIJET E TYRE

 

  1. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e Dëshmisë së Invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit. apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton këtë pagesë.

 

  1. JETIMЁT

 

  1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.
  2. Çertifikata familjare.

 

  1. STUDENTËT QË NUK KANË NJË PRIND
  1. Çertifikatë familjare
  2. Çertifikatë vdekjeje për prindin që nuk jeton
  3. Dokumentin e ndihmës ekonomike që përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore.

 

 

  1. FЁMIJЁT ROMЁ, BALLKANO – EGJIPTIANЁ

 

  1. Dokumenti që verteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë sociale.
  2. Emri i studentit të jetë përcjellë nga shoqata përkatëse

 

 

  1. ISH TË DËNUARIT DHE TË PËRNDJEKURIT POLITIKË NGA SISTEMI KOMUNIST OSE FЁMIJЁT NGA PRINDЁR TЁ DЁNUAR POLITIKЁ ME HEQJE LIRIE
  1. Dëshmi penaliteti ose dokument që të vërteton që prindi ka qenë i dënuar  politik me heqje Lirie.
  2. Çertifikatë familjare.
  3. Vërtetimin e stausit të të përndjekurit politikë (prindërit/prindit - fotokopje e noterizuar).

(Për këtë kategori emri i studentit të jetë përcjellë në FSHN në listën emërore të dërguar zyrtarisht nga Institui i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Vërtëtimet duhet të jenë vetëm për prindërit që janë dënuar me heqje lirie dhe jo të afërm, psh. Gjyshi/Gjyshja, Xhaxhai/Daja etj.)

 

 

 

  1. FЁMIJЁT E POLICЁVE E TЁ USHTARAKЁVE TЁ FORCAVE TЁ ARMATOSURA TЁ RЁNЁ OSE TЁ PLAGOSUR NЁ KRYE APO PЁR SHKAK TЁ DETYRЁS

 

  1. Çertifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në krye të detyrës.
  2. Vërtetim nga insitucioni përkatës (Ministria e Brendëshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit.

 

 

SHЁNIM I RЁNDЁSISHЁM

 

Studentët që do të aplikojnë për të përfituar nga statusi i veçantë duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë Zyrës së Informacionit.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është  data 12.01.2016. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë dokument.

 

Faleminderit për mirëkuptimin !

 

Comments