Kriteret dhe dokumentacioni që duhet paraqitur

NJOFTIM PЁR APLIKIMET PЁR BURSЁ

 

 

Në zbatim të VKM nr. 672, dt. 07.08.2013 “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve, në institucionet arsimore publike, për vitin shkollor 2013 – 2014” si dhe në zbatim të vendimit të Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, po ju njoftojmë për kriteret që duhet të plotësojnë studentët që duan të aplikojnë për të përfituar bursë si dhe dokumentacioni që duhet të paraqesin.

 

Duke filluar nga data 22.10. 2013 i gjithë dokumentacioni që studenti disponon duhet të dërgohet “On-Line” i skanuar. Afati i fundit i aplikmit “On-Line” do të jetë data 10 Nëntor, ora 24.00.

 

Për këtë arsye do të hyni në faqen e internetit të FSHN: www.fshn.edu.al dhe do të klikoni në rubrikën “Apliko për Bursë”.

 

Do të tregoni kujdes që, nëse një vërtetim kërkohet për të gjithë pjestarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”.

 

Nëse do të keni paqartësira mbi skanimin e dokumentacionit apo aplikimin “on-line” ju lutemi paraqituni pranë Degës së IT, zyra ngjitur me “Këshillin Studentor”.

 

Dokumentacioni fizik do të paraqitet nga data 11 Nëntor deri në datën 15 Nëntor dhe këtë dokumentacion do ta paraqesin vetem studentët që do të kenë aplikuar “On-Line” në mënyrë korrekte dokumentacionin e skanuar. Këta  studentët do të njoftohen me e-mail si dhe do të afishohet lista në të gjitha stendat e fakultetit.

 

 

2. Përfitojnë bursë studentët, brenda kuotave dhe kritereve të përcaktuara në këtë vendim (VKM 672, dt. 07.08.2013) :

 

2.1.     Sipas kriterit ekonomik (studentët):

a)      Studentët, që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5km.

Duhet tëparaqesin këto dokumenta:

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetim për motrat dhe vëllezërit që janë studentë dhe që marrin ose jo bursë ne fakultetet  përkatëse.

3. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes,që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

4. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit)  (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

5. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

6. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera ( Zyra e Sigurimeve Shoqërore)

7. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”) 

8. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991

9. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj.)

10. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat totale mujore .

 

b). Studentët me prind invalid .

Duhet të paraqesin këto dokumenta:

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetim për motrat dhe vëllezërit që janë studentë dhe që marrin ose jo bursë ne fakultetet  përkatëse.

3. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes,që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”).

4. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

5. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

6. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera, Vërtetimin nga Shoqata e Invalidëve të punës( e firmosur, e vulosur nga Kryetari i Shoqatës të Punës) , Vërtetimin nga KMCAP .Dëshmi e invalidit të punës.(Libreza)

7. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat. (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

8. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991

9. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj.)

10. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat totale mujore.

 

c). Studentët me Statusin e Jetimit .

Duhet të paraqesin këto dokumenta:

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Çertifikatat  e vdekjes së prindërve.

3. Dokumentin  e Shoqatës së Jetimëve e fotokopjuar dhe e noterizuar.

 

ç). Studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore .

Duhet të paraqesin këto dokumenta

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vendimi i Gjykatës të formës së prerë. e fotokopjuar dhe e noterizuar

 

d). Secili nga studentët bashkëshort me fëmijë, që vendoset në konvikt publik.

Duhet të paraqesin këto dokumenta

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetimin e konviktit.

3. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera ( Zyra e Sigurimeve Shoqërore)

4. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes,që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”).

5. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

6. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

7. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat. (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

8. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991

9. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj.)

10. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat totale mujore

 

dh).Studentë që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut etj.

Duhet të paraqesin këto dokumenta

1. Çertifikatën  personale    (Gjendja  civile)

2. Dëshminë e invalidit të fotokopjuar dhe e noterizuar.

3. Vërtetimin e KMCAP- i DRSSH

4. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera ( Zyra e Sigurimeve Shoqërore)

5. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes,që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

6. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

7. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

8. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat. (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

9. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991

10. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj.)

11. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat.

 

 

2.2.     Sipas rezultateve të arritura (studentë):

c)      Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari.

ç)      Studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore, sipas renditjes në listën e vlerësimit.. Kjo kategori studentësh përfiton bursë kur ata vazhdojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë publik..

d)     Studentët që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta).

dh)   Studentët që vazhdojnë studimet në specialitetin matematikë dhe në specialitetin fizikë, në vitet e dyta e lart, dhe kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 8 (tetë).

 

2.3.     Jashtë kriterit ekonomik (studentë):

a)      Studentë, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, listën për këtë kategori studentësh.

Duhet të paraqesin këto dokumenta

1. Çertifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetimin nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, bashkangjitur listën për këtë kategori studentësh.

3. Vërtetimin nga Ministria e Brendshme ,Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë etj..

 

 

Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për vitin e parë është data 15 Dhjetor 2013 ,për të gjithë kategoritë e shkollave, ndërsa për vitin e dytë dhe të tretë është data 15 Nëntor 2013, pra vërtetimet   që do merrni nga këto institucione duhet te jenë para  datës 15 dhjetor 2013 dhe 15 Nëntor 2013 mbas këtyre datave, vërtetimet  nuk  do të konsiderohen të rregullta.  

 

2.     Studentët e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të bursës, kur:

a)      janë ndarë nga trungu familjar;

b)     familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;

c)      vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi;

ç)      shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

 

 

Komisioni i Vlerësimit të Dokumentacionit të Bursave

 

Tiranë më 22.10.2013

Comments