Faqja kryesore‎ > ‎

APLIKIMET PЁR STATUS TЁ VECANTЁ

NJ O F T I M

 

MBI DOKUMENTACIONIN  QË DUHET TЁ PLOTЁSOJNЁ STUDENTЁT QЁ GЁZOJNЁ STATUS TЁ VEÇANTЁ

 

Në zbatim të pikës 1 dhe 2 të Vendimit nr.699, datë 22.10.2014 të Këshillit të Ministrave ”Për përjashtimin ose reduktimin nga tarifa vjetore e shkollimit e studentëve që ndjekin programet e studimeve me kohë

të plotë të ciklit të parë, programet e studimeve jouniversitare , profesionale, programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe programet e studimeve të ciklit të dytë ”Master Profesional”dhe “Master i

Shkencave “/”Master i Arteve të Bukura “në institucionet publike të arsimit të lartë , për vitin akademik 2014-2015”, vendimit nr. 638, datë 22.07.2015 ,”Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të

lartë në programet e studimeve të ciklit të parë, në programet e studimeve jouniversitare  profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, si dhe tarifat e shkollimit  për vitin

akademik 2015-2016” ( i ndryshuar),
si dhe shkresës së MAS nr 1376, datë 10.07.2017

 

Përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”  në vitin e dytë e vitin e tretë dhe paguajnë 50% të tarifës vjetore

të shkollimit studentët që ndjekin ciklin e pare të studimeve, dega Biologji Part – Time, viti IV dhe ciklin e dytë të studimeve Master Profesional dhe Master i Shkencave në vitin e dytë.

 

Për studentët e vitit të parë  Bachelor dhe Master që i përkasin kategorive me status të veçantë, si më poshtë  nuk do të paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2016 - 2017 deri në miratimin e akteve nënligjore të ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë.

 

Dokumentacioni që duhet paraqitur sipas kategorivë të meposhtme:

 

  1. INVALIDЁT E PUNЁS DHE FЁMIJЁT E TYRE

 

  1. Çertifikata familjare ku të vërtëtohet lidhja e studentit me invalidin e punës.
  2. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP të prindit që është deklaruar invalid pune/ose dublikatë (origjinale) e vërtetimit të KMACP.
  3. Fotokopje me vulë të njomë (nga shoqata e invalidëve) të dëshmisë së invalidit të punës.
  4. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës që studenti është fëmijë me prindër invalid.
  5. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit.

6.      Fotokopje karte identiteti të prindit invalid.

 

 

  1. PERSONAT QЁ NUK SHIKOJNЁ, PERSONAT QЁ NUK DЁGJOJNЁ

 

 

  1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të verbërisë apo ndonjë dokument tjetër që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).
  4. Vërtetim nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë.

 

 

  1. INVALIDЁT PARAPLEGJIKЁ, TETRAPLEGJIKЁ DHE FЁMIJET E TYRE

 

  1. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e Dëshmisë së Invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit. apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton këtë pagesë.
  4. Çertifikata familjare ku të vërtëtohet lidhja e studentit me invalidin e punës.

 

 

  1. JETIMЁT

 

  1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.
  2. Çertifikata familjare.

 

  1. STUDENTËT QË NUK KANË NJË PRIND

 

  1. Çertifikatë familjare
  2. Çertifikatë vdekjeje për prindin që nuk jeton
  3. Dokumentin e ndihmës ekonomike që përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore.

 

6        INVALIDËT

 

1.      Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP.

2.      Fotokopje e noterizuar e Dëshmisë së Invaliditetit.

  1. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit. apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton këtë pagesë.

4.      Fotokopje e kartës së identitetit.

 

7.      FЁMIJЁT ROMЁ, BALLKANO – EGJIPTIANЁ

 

  1. Dokumenti që verteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë sociale.
  2. Emri i studentit të jetë përcjellë nga shoqata përkatëse

 

 

8.      ISH TË DËNUARIT DHE TË PËRNDJEKURIT POLITIKË NGA SISTEMI KOMUNIST OSE FЁMIJЁT NGA PRINDЁR TЁ DЁNUAR POLITIKЁ ME HEQJE LIRIE

 

  1. Dëshmi penaliteti ose dokument që të vërteton që prindi ka qenë i dënuar  politik me heqje Lirie.
  2. Çertifikatë familjare.
  3. Vërtetimin e stausit të të përndjekurit politikë (prindërit/prindit - fotokopje e noterizuar).

(Për këtë kategori emri i studentit të jetë përcjellë në FSHN në listën emërore të dërguar zyrtarisht nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Vërtetimet duhet të jenë

 

vetëm për prindërit që janë dënuar me heqje lirie dhe jo të afërm, psh. Gjyshi/Gjyshja, Xhaxhai/Daja etj.)

 

  1. FЁMIJЁT E POLICЁVE E TЁ USHTARAKЁVE TЁ FORCAVE TЁ ARMATOSURA TЁ RЁNЁ OSE TЁ PLAGOSUR NЁ KRYE APO PЁR SHKAK TЁ DETYRЁS

 

  1. Çertifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në krye të detyrës.
  2. Vërtetim nga insitucioni përkatës (Ministria e Brendëshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit.

 

 

 

SHЁNIM I RЁNDЁSISHЁM

 

Studentët që do të aplikojnë për të përfituar nga statusi i veçantë duhet të paraqesin dokumentacionin përkatës pranë Zyrës së Informacionit.

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është  data    15 Prill 2017. Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë dokument.

 

 

Faleminderit për mirëkuptimin!