Faqja kryesore‎ > ‎

Aplikimi i studentëve në programet e Ciklit të Dytë “Master shkencor” dhe “Master profesional”

Aplikimi i studentëve në programet e Ciklit të Dytë  “Master shkencor” dhe “Master profesional”do të bëhet në datat 10 – 20 Tetor 2016, pranë departamenteve që ofrojnë

programet e studimit.

 
Dokumentat që çdo aplikant duhet të dorëzojë:

 

1.      Formularin e aplikimit (tërhiqet pranë departamentit)

2.    Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, pasaportë)

3.    Dy fotografi

4.    Në qoftë se aplikanti është diplomuar jashtë Fakultetit të Shkencave të Natyrës duhet të dorëzojë fotokopjen e noterizuar të diplomës së bashku me listën e notave.

5.   Për aplikantët që kanë studiuar jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë, të shoqëruar me fotokopje të

      diplomës të njësuar me origjinalin.