Faqja kryesore‎ > ‎

Basileus V

Hapet Thirrja e Dytë për Aplikim për Bursa në Projektin Basileus V


Projekti Basileus V, në të cilin Universiteti i Tiranës është partner, hap thirrjen e dytë për aplikim për bursa për nivelin e mobilitetit tëSTAFIT AKADEMIK dhe ADMINISTRATIV.
 
Projekti Basileus V është pjesë e programit Erasmus Mundus Action 2 të Komisionit Europian, i cili konsiston në një skemë bursash për mobilitetin ndërmjet vendeve të BE-së dhe
Ballkanit Perëndimor. 
 
Universitetet pritëse ku stafi akademik dhe administrativ mund të aplikojë për të kryer një periudhë shkëmbimi një mujore janë:
 

-Instituti Arsimor Teknologjik Alexander i Selanikut, në Greqi

 
Aplikimet do të jenë të hapura nga data 11 Mars 2015 deri më datë 10 Maj 2015.
 
Për më shumë informacion vizitoni: www.basileus.ugent.be
 
Ose mund të na kontaktoni në adresën e e-mailit: iro@unitir.edu.al

Comments