Faqja kryesore‎ > ‎Bursa Erasmus‎ > ‎

Mundesi aplikimi per bursa Erasmus+ ne Universitetin e Ljubljanes ne Slloveni

Ne kuader te programit Erasmus + eshte hapur thirja per aplikime per bursa mobiliteti per stafin akademik te Universitetit te Tiranes ne Universitetin e Ljubljanes ne Slloveni.

Dokumentet duhen dorezuar dorazi ne Rektoratin e Universitetit te Tiranes , Drejtoria e Marredhenjeve me Jashte dhe Studentet, Sketori i Marredhenjeve me Jashte si dhe duhet te dergohen te skanuara ne emailin iro@unitir.edu.al

Llojet e mobilitetit perfshijne:
Shkembimin e stafit akademik per trajtimin (mobiliteti duhet kruher brenda dates 31 Korrik 2018);

Kohezgjatja e mobilitetit:
5 dite (plus 2 dite udhetim);

Fushat e studimit:
Bioteknologji;

Bursat perfshijne:
Kompensim ditor (100 EUR ne dite)
KOstot e udhetimit (ne varesi te distances midis universitetit prites dhe atij te origjines)

 Distanca e udhetimit  Kompensimi
 Midis 100 dhe 499 KM     180 EUR
 Midis 500 dhe 1999 KM 275 EUR
 Midis 2000 dhe 2999 KM 360 EUR
 Midis 3000 dhe 3999 KM     530 EUR
 Midis 4000 dhe 7999 KM 820 EUR
 8000 KM ose me shume 1100 EUR

Per te percaktuar distancen ju lutemi referohuni ne kete link:


Dokumentat e nevojshme per aplikim per stafin akademik per trajnim:
CV (ne gjuhen angleze)
Kopje e pasaportes
Leter motivimi (ne gjuhen angleze/sllovene)
Vertetim Punesimi (ne gjuhen shqipe)
Certifikata e gjuhes se huaj (qe verteton njohurite e gjuhes angleze ose sllovene)
Plani i mobilitetit per trajnim *

Per te shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit per Trajnim klikoni ne adresen:


*Plani i Mobilitetit per stafin akademik eshte nje dokument ne te cilin duhet te specifikohet programi juaj i propozuar qe do te kryeni gjate periudhes se shkembimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi pergjegjes ne Rektorat i cili eshte Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z.Elton Skendaj.

Afati per aplikim: 21 Qershor 2018

Per te aplikuar ju lutem dorezoni dokumentat dorazi ne Rektoratin e Universitetit te Tiranes, Drejtoria e Marredhenjeve me Jashte dhe Studentet, Sektori per Marredhenjiet me Jashte dhe te dergohen njekohesisht te skanuara ne adresen iro@unitir.edu.al

Per me shume informacion mbi bursat mund te na kontaktoni ne adresen: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranes ju uron suksese ne aplikimin tuaj!