Faqja kryesore‎ > ‎Bursa Erasmus‎ > ‎

Mundesi aplikimi per bursa Erasmus+ per stafin akademik, ndihmes akademik dhe administrativ ne Universitetin Alexandru Ioan Cuza te Iasi, Rumani

Ne kuader  te programit Erasmus + eshte hapur thirrja per aplikime per bursa mobiliteti per stafin akademik, ndihmes akademik  dhe administrativ ne Universitetin Alexandru Ioan Cuza i Iasi, Rumani per  vitin akademik 2019-2020 si dhe 2020-2021

Afati i fundit per aplikim eshte: 24 Shkurt, 2020

Llojet e mobilitetit:
-Shkembim i stafit akademik per mesimdhenie
-Shkembim i stafit ndihmes akademik me karakter administrativ per trajnim
-Shkembim i stafit administrativ per trajnim

Dokumentat duhen dorezuar dorazi ne Rektoratin e UT-se, Drejtoria e Marredhenieve me Jashte dhe Studentet, Sektori i Marredhenieve me Jashte nga e Hena ne te Enjte, ora 10.30-11:30 dhe 14.30-16.00, si dhe te dergohen te skanuara ne e-mailin iro@unitir.edu.al

Per t'u njohur me fushat e shkembimit, klikoni ne linkun: https://www.uaic.ro/en/