Faqja kryesore‎ > ‎Bursa Erasmus‎ > ‎

Mundesi aplikimi per bursa shkembimi per studentet dhe stafin akademik ne Universitetin Kocaeli, Turqi

Ne kuader te programit Mevlana Exchange eshte hapur thirrja per aplikime per bursa mobiliteti per studentet dhe stafin akademik te Universitetit te Tiranes  per semestrin e pare te vitit akademik 2019-2020 per ne Universitetin e Kocaeli ne Turqi.

Afati i fundit per te aplikuar eshte data 15 Shkurt, 2019.

Per t'u njohur me fushat e studimit ju lutem klikoni ne linkun: http://mevlana.kocaeli.edu.tr/Dosyalar/Belgeler/MevlanaAlanKodlari.pdf

Dokumentacioni dorezohet dorazi ne Rektoratin e UT-se, Drejtoria e Komunikimit, Sektori per Marredhenie me Jashte si dhe dergohet i skanuar permes postes elektronike ne adresen iro@unitir.edu.al