Faqja kryesore‎ > ‎Bursa Erasmus‎ > ‎

Travel Grants for supporting MSCA-IF-2020 Applications

Në kuadër të Programit Marie Sklodowska-Curie Individual Fellowship MSCA-IF, Universiteti i Macerata-s (Itali) dhe Malta Council for Science and Technology (MCST), ofrohen si institucione pritëse për të gjithë ata kërkues shkencor që duan të aplikojnë për Post Doktorature në Thirrjen MSCA-IF-2020


Në këtë drejtim këto institucione financojnë shpenzimet e transportit dhe akomodimit, me qëllim trajnimin e kërkuesve që do të aplikojnë në Thirrjen në fjalë. Universiteti i Macerata-s do të japë për 10 studiues një grant udhëtimi (maksimum 1.000 Euro secili) për të marrë pjesë në MSCA - IF Masterclass (mbajtur në anglisht nga ekspertët Marie Curie) në Macerata nga 25-27 Maj 2020. 


Trajnimi do t'ju ndihmojë të aplikoni për Bursa individuale të MSCA me Universitetin e Macerata-s si institucion pritës. 


Kërkesa me shprehjen e interesit duhet dërguar brenda datës 31.03.2020.

 

Afati i thirrjes IF2MT (Individual Fellowship Training Scheme for Incoming Postdoc Malta) është deri më 09.09.2020 ku mund të aplikojnë të gjithë kërkuesit të çdo lloj kombësie dhe moshe që përmbushin kriteret e thirrjes. 


Për të dhëna të detajuara të projektit IF2MT: Kliko Këtu