Faqja kryesore‎ > ‎

Cikli i Dyte i Studimeve Master

NJOFTIM

 

Njoftohen të gjithë studentët se kanë filluar aplikimet për regjistrime në Ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master profesional” dhe “Master i Shkencave” në Institucionet publike të Arsimit të lartë ,për vitin akademik 2014-2015 .

Në zbatim të nenit 49, pika 2.1, paragrafi 3 si dhe nenit 37, pika 3, të statutit të Universitetit të Tiranës Këshilli i Fakultetit të Shkencave të Natyrës vendosi se :


    1. Kriteri i pranimit të studenteve në programet e studimit të Ciklit të Dytë, për vitin akademik 2014-2015, është renditja sipas notës mesatare brenda kuotave të miratuara .

 

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë me kohë të plotë “Master professional” dhe “Master i Shkencave” do të bëhen pranë sekretarive të departamenteve përkatese, 

nga data 20.10.2014 -29.10.2014, nga ora 08.00-16.00.

    

 1. Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:


a. kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse , në një program të ciklit të pare “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë ,i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit;


b.janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS.


2. Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

a. Diplomë,ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin ,të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS,të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit ,të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njesuar me origjinalin ,ose në mungesë të saj ,të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë ,të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet ,që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;


b. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin ,e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore(DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr.876, datë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave

“Për disa ndryshimeve në vendimin nr.78, date 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave.  “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike (të ndryshuar)”, dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentacionin përkatës të lëshuar nga Agjensia Kombëtare e provimeve.

Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme ,duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë ,të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), dokumentacionin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga AKP, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe,nëse është lëshuar në gjuhë të huaj,të diplomës së Maturës Shtetërore të fituar në vendin përkatës ,së bashku me  certifikatën e notave ,të legalizuar nga autoritet drejtuese,vendorë apo qëndrorë ,të vendit ku ka përfunduar studimet ,të njohuara në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MAS;


c. Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr.1, bashkëlidhur këtij Udhëzimi;


d. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithë kandidatët); 

Faturën mund ta tërhiqni :  KETU

    

e. Fotokopja e dokumentit të identifikimit  (kartë identiteti,letërnjoftim ose pasaportë);


f. Dy fotografi personale.

                                   

    Per cdo paqartesi qe mund te keni mund te kontaktoni me supportin nepermjet e-mail : support@fshn.edu.al



Comments