Faqja kryesore‎ > ‎

Dorezimi i dokumentave on-line

MBI DOKUMENTACIONIN  QE DUHET TЁ PLOTЁSOJNЁ STUDENTЁT QЁ GЁZOJNЁ STATUS TЁ VEÇANTЁ


        Kliko ketu per udhezuesin se si te hidhen dokumentat

  1. INVALIDЁT E PUNЁS DHE FЁMIJЁT E TYRE

 

  1. Çertifikata familjare ku të vertëtohet lidhja e studentëve me invalidin e punës
  2. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP të prindit që është deklaruar invalid pune/ose dublikatë (origjinale) e vërtetimit të KMACP.
  3. Fotokopje me vulë të njomë (nga shoqata e invalidëve) të dëshmisë së invalidit të punës.
  4. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit.

Fotokopje karte identiteti.

 

 

  1. PERSONAT QЁ NUK SHIKOJNЁ, PERSONAT QЁ NUK DЁGJOJNЁ

 

 

  1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të verbërisë apo ndonjë dokument tjetër që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).
  4. Vërtetim nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë.

 

 

  1. INVALIDЁT PARAPLEGJIKЁ, TETRAPLEGJIKЁ DHE FЁMIJET E TYRE

 

  1. Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit të KMACAP.
  2. Fotokopje e noterizuar e Dëshmisë së Invaliditetit.
  3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit. apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton këtë pagesë.

 

 

  1. JETIMЁT

 

  1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.
  2. Çertifikata familjare.

 

 

  1. FЁMIJЁT ROMЁ, BALLKANO – EGJIPTIANЁ

 

  1. Dokumenti që verteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë sociale.
  2. Emri i studentit të jetë përcjellë nga shoqata përkatëse

 

  1. FЁMIJЁT NGA PRINDЁR TЁ DЁNUAR POLITIKЁ ME HEQJE LIRIE, OSE FЁMIJЁ TЁ ISH-TЁ PЁRNDJEKURVE

 

  1. Dëshmi penaliteti
  2. Çertifikatë familjare dhe personale
  3. Vërtetimin e stausit të të përndjekurit politikë (prindërit/prindit - fotokopje e noterizuar.

(Për këtë kategori emri i studentit të jetë përcjellë në FSHN në listën emërore të dërguar zyrtarisht nga Institui i Integrimit të të Përndjekurve Politikë)

 

 

  1. FЁMIJЁT E POLICЁVE E TЁ USHTARAKЁVE TЁ FORCAVE TЁ ARMATOSURA TЁ RЁNЁ OSE TЁ PLAGOSUR NЁ KRYE APO PЁR SHKAK TЁ DETYRЁS

 

  1. Çertifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në krye të detyrës.
  2. Vërtetim nga insitucioni përkatës (Ministria e Brendëshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit.

 

 

 

SHЁNIM I RЁNDЁSISHЁM

 

Studentët që kanë aplikuar për të përfituar nga statusi i veçantë duhet të dërgojnë on-line të skanuar të gjithë dokumentat sipas kategorisë që ata kanë aplikuar. Ju lutemi të tregoni kujdes dhe të siguroheni që pas skanimit dokumentat janë dërguar korrekt.

 

Periudha e dërgimit on-line të dokumentacionit do të jetë nga data 28 Janar 2013 deri në në datën 25 Shkurt 2013, ora 24.00.

 

Pas këtij afati asnjë studenti nuk do t’i pranohen dokumenta dhe administrata është udhëzuar të mbyllë procesin e dorëzimit të dokumentave nga ana e studentëve, në afatin e përcaktuar.

 

Studentët do të sjellin dokumentat fizikisht vetëm pasi të marrin njoftim në e-mail –in e tyre.

 

Faleminderit për mirëkuptimin.