Faqja kryesore‎ > ‎

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e La Sapienzës në Itali

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e La Sapienzes në Itali, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.


Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-          Shkëmbimin e studentëve për studime

-          Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)

Kohëzagjatja e bursave:

-         Bachelor ( 1 semester )

-         Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (5 ditë plus dy ditë udhëtim)

Bursat përfshijnë:

-          Kompensimin mujor ( 850 EUR në muaj për studentët/ 140 EUR në ditë për stafin )

-          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

bursa

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

-             Një listë notash

-            CV (në gjuhën angleze)

-           Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

-           Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)

-          Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

-          Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

-           Certifikata e gjuhës së huaj

 (Për programet e ofruara në gjuhën italiane niveli i kërkuar i gjuhës është B1. Për programet e ofruara në gjuhën angleze kërkohet niveli B1.)

-         Dokumenti Learning Agreement

 (Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e La Sapienza lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

 Për programet e studimit të ofruara në Universitetin e La Sapienza ju lutem vizitoni:

-          Për programet në gjiuhën angleze: www.unitir.edu.al/images/Bursat/OffertaFormativa_EN_2015-16.pdf

-         Për programet në italisht: www.unitir.edu.al/images/Bursat/OffertaFormativa_ITA_2015-16.pdf

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe dy përfaqësues nga Universiteti i Tiranës

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

VINI RE!

Dokumentat si lista e notave/vërtetimi i studentit/ duhen bërë upload versioni origjinal i skanuar si edhe përkthimi zyrtar në gjuhën angleze (në rast se origjinali nuk është lëshuar në gjuhën angleze).

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:

-         CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)

-         Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

-        Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

-         Diploma e nivelit të fundit të studimeve.

-        Certifikata e gjuhës së huaj

(Niveli minimal i gjuhës angleze B2)

-         Plani i mobilitetit

(Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikani dhe personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin e Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit  klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf


    

VINI RE!

Dokumenti ‘ ‘Diplomë e nivelit të fundit të studimeve’’ duhet bërë upload versioni origjinal i skanuar si edhe përkthimi zyrtar në gjuhën angleze (në rast se origjinali nuk është lëshuar në gjuhën angleze).

Afati për aplikim: deri më datë 8 Nëntor 2015


Për të  aplikuar ju lutemi vizitoni https://form.jotformeu.com/52883068423359


Gjithë aplikimi është online.


Periudha e mobilitetit: Shkurt 2016 – Korrik 2016

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën iro@unitir.edu.al

Ju urojmë shumë suksese në aplikimin tuaj!

Comments