Faqja kryesore‎ > ‎

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Vilnius, Lituani

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Vilnius në Lituani, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

-         Shkëmbimin e studentëve për studime

-         Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

-         Shkëmbimin e stafit akademik ose administrativ për trajnim

Nivelet e mobilitetit për studentët:

-    Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Bachelor në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e parë por ata duhet të jenë të paktën të regjistruar në vitin e dytë të studimeve të tyre.)


 -   Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Tiranës.)

Kohëzagjatja e bursave:

-         Bachelor, Master ( 1 semester )

-         Shkëmbimi i stafit akademik për mësimdhënie (7 ditë)

-     Shkëmbimi i stafit akademik ose administrative për trajnim (7 ditë)

Bursat përfshijnë:

-          Kompensimin mujor (750 EUR në muaj për studentët/ 100 EUR në ditë për stafin)

-          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)


bursa vilnius


Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:

-          CV (në gjuhën angleze)

-         Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

-         Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)

-        Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

-        Një listë notash

-        Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

-        Certifikata e gjuhës së huaj (niveli minimal i rekomanduar B1)

-        Dokumenti Learning Agreement

VINI RE!

Dokumentat si lista e notave/vërtetimi i studentit/ duhet bërë upload versioni origjinal i skanuar si edhe përkthimi zyrtar në gjuhën angleze (në rast se origjinali nuk është lëshuar në gjuhën angleze).

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Master:

-         CV (në gjuhën angleze)

-         Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

-         Një letër rekomandimi (në gjuhën angleze)

-         Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

-         Vërtetim studenti (i lëshuar nga fakulteti juaj që konfirmon nivelin tuaj dhe vitin e studimit gjatë këtij viti akademik)

-         Diploma e Bachelor (Nëse nuk keni marrë ende kartonin e diplomës, ngarkoni vërtetimin që keni perfunduar studimet Bachelor)

-         Një listë notash e programit Bachelor

-         Një listë notash e programit Master

-         Certifikata e gjuhës së huaj (niveli minimal i rekomanduar B1)

-         Dokumenti Learning Agreement

VINI RE!

Dokumentat si diploma/lista e notave/vërtetimi i studentit/ duhen bërë upload versioni origjinal i skanuar si edhe përkthimi zyrtar në gjuhën angleze (në rast se origjinali nuk është lëshuar në gjuhën angleze).

Informacion mbi dokumentin Learning Agreement për studentët Bachelor dhe Master

Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Vilnius lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Programet e studimit të ofruara në Universitetin e Vilnius i gjeni në adresën:http://www.vu.lt/en/studies/exchange-students/courses-taught-in-foreign-languages

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe dy përfaqësues nga Universiteti i Tiranës

(1. nga koordinatori akademik që mund të jetë shefi juaj i departamentit ose dekani i fakultetit si edhe

2. nga personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin e Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.)

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie ose trajnim:

-          CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze)

-          Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

-          Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

        Diploma e nivelit të fundit të studimeve

-         Vërtetim Punësimi (në gjuhën angleze)

-        Certifikata e gjuhës së huaj (rekomandohet niveli B2 për gjuhën angleze)

-         Plani i mobilitetit për mësimdhënie ose trajnim (në varësi të aplikimit)

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie  klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

VINI RE!

Dokumenti ‘‘Diplomë e nivelit të fundit të studimeve’’ duhet bërë upload versioni origjinal i skanuar si edhe përkthimi zyrtar në gjuhën angleze (në rast se origjinali nuk është lëshuar në gjuhën angleze).


 Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin administrativ:

-         CV (në gjuhën angleze)

-         Kopje e mjetit të identifikimit (ID/pasaport)

-         Një letër motivimi (në gjuhën angleze)

-         Vërtetim Punësimi (në gjuhën angleze)

-         Certifikata e gjuhës së huaj (rekomandohet niveli B2 për gjuhën angleze)

-         Plani i mobilitetit trajnim

Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:

Informacion mbi Dokumentin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie ose Trajnim

Plani i Mobilitetit për Stafin Akademik për Mësimdhënie ose Plani i Mobilitetit për Stafin Akademik/ Administrativ për trajnim është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikani dhe personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin e Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.

Afati për aplikim: deri më datë 8 Nëntor 2015

Për të aplikuar ju lutemi vizitoni https://form.jotformeu.com/52949305348362

Periudha e mobilitetit: 4 Shkurt 2016 – 30 Qershor 2016

Gjithë aplikimi është online.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën iro@unitir.edu.al

Ju urojmë shumë suksese në aplikimin tuaj!

Comments